Flash

Kanioni i Langaricës, 46 turistë të bllokuar për 1 muaj

Lapsi.al 15 November 2023
Kanioni i Langaricës, 46 turistë të bllokuar për 1 muaj

Shirat intensivë të kësaj vjeshte, në disa raste kanë shkaktuar bllokimin e turistëve, kryesisht të huaj, të cilët vizitojnë kanionin e lumit Langaricë, në zonën e Përmetit.

Vetëm në dy raste të tilla policia lokale në bashkëpunim me strukturat e emergjencave ka ndërhyrë për evakuimin e 46 turistëve të huaj që janë rrezikuar nga rritja e nivelit të lumit në kanionet e Langaricës.

“Kemi pasur 6 raste ku është dhënë ndihma së bashku me emergjencat civile nga ana e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim edhe me zjarrfikësit, ku dy rastet e fundit janë në kanionet e Langaricës dhe në banjat e Bënjës, problematikë ngelet kanioni i Langaricës sidomos tani që është edhe stina e vjeshtës pasi prurjet e shumta nga reshjet rritin nivelin e ujit dhe bëhet shumë i rrezikshëm për këta turistë.”, – u shpreh drejtuesi i Komisariatit të Policisë Përmet, Bledar Metaj.

Apeli i uniformave blu të Përmetit i bashkohet sensibilizimit të vazhdueshëm të udhërrëfyesve turistikë lokale që turistët, të cilët vizitojnë kanionet e Langaricës të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, veçanërisht në ditët me mot të keq.

“Një apel që do të bëja unë është në rastet që këta turistë frekuentojnë kanionin e Langaricës duhet të na njoftojnë sepse ne në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Turizmit edhe me entin pronar, Bashkinë Përmet, kemi plotësuar me sinjalistikën përkatëse në të dyja gjuhët shqip dhe anglisht për turistët por ata nuk i marrin parasysh dhe futen pa marrë parasysh rrezikshmëritë që ka ky kanion, i bëj thirrje edhe guidave turistike që të ketë bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet për të neutralizuar këto problematika,” – tha Metaj.

Tashmë zona e Përmetit është kthyer në një qendër të rëndësishme përsa i përket zhvillimit të turizmit ndërsa përgjatë këtij viti është vizituar nga rreth 100 mijë turistë.

Të këshilluara

BIRN: Abuzimet me fondet e Universiteteve

Sipas një raporti monitorimi të Qëndresa Qytetare, universitetet publike i shpenzojnë fondet e tyre për sigurinë fizike të godinave, rikonstruksione dhe mobilje...

17:34

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI