Flash

Gjykata e Lartë në Britani: Plani për të dërguar azilkërkuesit në Ruandë është i paligjshëm

Lapsi.al 15 November 2023
Gjykata e Lartë në Britani: Plani për të dërguar

Gjykata e Lartë ka vendosur që skema e dëbimit të qeverisë së Ruandës është e paligjshme. 'Skynews' raporton se gjykata po shqyrtonte vetëm nëse Ruanda është një "vend i tretë i sigurt" për dërgimin e migrantëve.

Reed, Presidenti i Gjykatës së Lartë, dha vendimin. Çështja u dëgjua dhe u shqyrtua nga Lord Reed, Lord Hodge, Lord Lloyd-Jones, Lord Briggs dhe Lord Sales. Reed tha se çështja e sekretares së brendshme britanike u hodh poshtë.

Vendimi u mor unanimisht nga pesë gjyqtarët.

Në vendimin e publikuar thuhet: “Gjykata e Lartë rrëzon njëzëri ankesën e Sekretares së Brendshëm dhe mbështet përfundimin e Gjykatës së Apelit se politika e Ruandës është e paligjshme. Kjo për shkak se ka arsye të konsiderueshme për të besuar se azilkërkuesit do të përballeshin me një rrezik real të keqtrajtimit për shkak të rikthimit në vendin e tyre të origjinës nëse do të zhvendoseshin në Ruandë. Reed dhe Lord Lloyd-Jones japin një gjykim të përbashkët me të cilin anëtarët e tjerë të Gjykatës janë dakord."

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI