Flash

Franca i hap rrugë ekstradimit të Behar Bajrit drejt Shqipërisë

Lapsi.al 15 November 2023
Franca i hap rrugë ekstradimit të Behar Bajrit drejt

Autoritetet franceze in kanë hapur rrugë ekstradimit të Behar Bajrit drejt Shqipërisë, teksa ai do të mbërrijë në Tiranë brenda të mërkurës së 15 nëntorit.

Ai pritet të njihet me akuzat në një seancë të posaçme për rivlerësimin e masës së sigurisë arrest në burg marrë në mungesë për 5 vepra penale, mes të cilave vrasje, grup kriminal etj.

Ai u arrestua me 4 shtator në një lokal në Strasburg pasi ishte shpallur në kërkim në muajin korrik për llogari të dosjes “Metamorfoza”. Behar Bajri, ka kerkuar azil në Francë që prej vitit 2021.

Ndërkohë kanë qenë po autoritetet franceze që disa muaj më parë, bashkë me Blegjikën, i vunë në dispozicion SPAK biseda të Bajrit dhe 15 personave të tjerë në hetim, biseda të dekoduara në aplikacionin SkyECC, në të cilat tregohen qartë përgatitjet për vrasjen e Gjin Boriçit në Vau Dejës dhe tentativave për vrasje të Kleanth Musabelliut, Dorian Dulit, Genc Tafilit apo Ibrahim Licit.

Të këshilluara

Video/ Ç'lojë po luajnë Rama-Mitsotakis?

Çështja e burgosjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri është shndërruar, nga një problem personal mes Ramës dhe homologut të tij Mitsotakis n...

12:07

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI