Flash

Forcat izraelite futen në spitalin kryesor të Gazës, ministri i Shëndetësisë: Krim kundër njerëzimit

Lapsi.al 15 November 2023
Forcat izraelite futen në spitalin kryesor të Gazës, ministri i

Ushtria izraelite hyri në spitalin më të madh të Gazës, Al-Shifa. Në një deklaratë, forcat izraelite thonë se po kryejnë një operacion kundër Hamasit në spitalin Al-Shifa.

“Bazuar në informacionin e inteligjencës dhe domosdoshmërinë operacionale, forcat IDF po kryejnë një operacion të saktë dhe të synuar kundër Hamasit në një zonë specifike të spitalit Shifa. IDF po kryen një operacion tokësor në Gaza për të mposhtur Hamasin dhe për të shpëtuar pengjet tanë. Izraeli është në luftë me Hamasin, jo me civilët e Gazës”, thuhet në deklaratë.

Ushtria e rrethoi objektin, në kuadër të ofensivës së saj tokësore kundër Hamasit. Ndërkohë ministri palestinez i Shëndetësisë akuzon Izraelin për "krime kundër njerëzimit" në spitalin Al-Shifa. Në një deklaratë të publikuar nga agjencia palestineze e lajmeve Wafa, al-Kaila tha se forcat izraelite janë "përgjegjëse për jetën e stafit mjekësor, pacientëve dhe njerëzve të zhvendosur në al-Shifa". Me sulmin, forcat izraelite "po kryejnë një krim të ri kundër njerëzimit, personelit mjekësor dhe pacientëve", tha ministri palestinez i shëndetësisë.

Të këshilluara

Digjet një furgon gjatë natës në Vlorë

Një furgon është përfshirë nga flaket gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.00 të mesnatës. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur verifikimet ...

08:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI