Flash

Edukatorja e kopshtit shtetëror në Elbasan dhunon të miturin që vuan nga Autizmi

Lapsi.al 15 November 2023
Edukatorja e kopshtit shtetëror në Elbasan dhunon të miturin

Ditën e sotme, është zbuluar një rast i rëndë në Elbasan. Forcat blu, bëjnë të ditur se në një kopsht shtetëror, edukatorja me inicialet O. B., 57 vjeçe, banuese në Elbasan, dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga Autizmi.

Për të kanë nisur hetimet e nevojshme procedurale për të zbardhur rrethanat e rastit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen O. B., 57 vjeçe, banuese në Elbasan, me profesion edukatore në një kopësht publik, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një 5-vjeçar që vuan nga Autizmi. Shërbimet e Policisë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit.

Të këshilluara

Digjet një furgon gjatë natës në Vlorë

Një furgon është përfshirë nga flaket gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.00 të mesnatës. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur verifikimet ...

08:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI