Flash

'Air Albania' vendoset nën sekuestro, aksionet bllokohen për mospagesë të pagës

Lapsi.al 15 November 2023
'Air Albania' vendoset nën sekuestro, aksionet bllokohen për

Me vendim gjykate të formës së prerë, kompania 'Air Albania' është vendosur nën sekuestro konservative.

Sipas 'Top Channel', vendimi është marrë nga gjykata e juridiksionit të përgjithshëm të Tiranës më datë 4 tetor pas padisë së ngritur nga shtetasi turk, Sinan Isek.

Isek ka ngritur pretendime ndaj kompanisë për mosmarrjen e pagës së tij. Ai ka mbajtur postin e shefit të operacioneve të fluturimeve, si edhe të trajnuesit të stafit të kompanisë me flamur shqiptar, por ku 49 për qind të aksioneve i zotëron Turkish Airlines. Vendimi për sekuestron e kuotave dhe aksioneve është dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 6 nëntor.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI