Flash

Abuzimi me fondet IPARD, Soreca: Janë paratë e taksapaguesve të BE, qeveria të veprojë seriozisht

Lapsi.al 15 November 2023
Abuzimi me fondet IPARD, Soreca: Janë paratë e taksapaguesve të

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca ka komentuar vendimin për të pezulluar fondet e BE për bujqësinë në Shqipëri.

Në një intervistë për Zerin e Amerikës, Soreca u shpreh se qeveria shqiptare duhet të veprojë shumë seriozisht, pasi ato janë para të taksapaguesve të vendeve të BE.

Pyetje: Një pyetje, lidhur me çështjen e programit IPARD II. Në një përgjigje për “Zërin e Amerikës” Delegacioni shprehet se raporti i është dorëzuar autoriteteve shqiptare dhe se pret prej tyre që ta marrin shumë seriozisht këtë çështje. Çfarë do të thotë kjo, çfarë realisht prisni nga autoritetet shqiptare?

Ambasadori Soreca: Ju e dini që Komisioni Evropian ka marrë një raport nga OLAF, e ka vlerësuar dhe më pas ia ka transmetuar kërkesën e tij autoriteteve shqiptare duke u kërkuar atyre të marrin masa deri në fund të vitit. Mbi këtë bazë, Komisioni Evropian do të vlerësojë se cilat do të jenë hapat e ardhshme. Megjithatë, ndërkohë, për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian, siç e dini, pagesa e IPARD II dhe rekomandimi për IPARD III janë ndërprerë. Pse? Sepse po flasim për para të taksapaguesve të BE-së, prandaj duam që kjo çështje të merret shumë seriozisht. Prandaj presim që qeveria shqiptare të veprojë shumë seriozisht për trajtimin e kërkesës së Komisionit, në mënyrë që nëse kjo kërkesë plotësohet, të mund të rinisim këtë program shumë të rëndësishëm që ka prodhuar përfitime konkrete për qytetarët shqiptarë dhe të ndihmojmë një nga fushat më të rëndësishme të ekonomisë së Shqipërisë: bujqësinë.

 

Të këshilluara

BIRN: Abuzimet me fondet e Universiteteve

Sipas një raporti monitorimi të Qëndresa Qytetare, universitetet publike i shpenzojnë fondet e tyre për sigurinë fizike të godinave, rikonstruksione dhe mobilje...

17:34

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI