Flash

Shtohen 4 korsi, nis zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës

Lapsi.al 14 November 2023
Shtohen 4 korsi, nis zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës

Segmenti rrugor Tiranë- Durrës do të zgjerohet. Zv.kryeministrja njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë raportimit në komisionin e Ekonomisë theksoi se ky projekt është një ndër më të rëndësishmit për vitin e ardhshëm duke i dhënë zgjidhje trafikut dhe fluksit të qarkullimit në këtë nyje të rëndësishme rrugore.

Ndërkohë një projekt tjetër i rëndësishëm për infrastrukturën në vend është hapja e tunelit të Llogarasë në pranverë të vitit të ardhshëm. Sipas zv.kryeminstres kjo vepër do t’i japë një tjetër hov turizmit në jug të vendit.

Tuneli i Llogarasë është 5.9 kilometra i gjatë dhe lidh Dukatin me Palasën për vetëm 7 minuta nga rreth 1 orë që është aktualisht nëpërmjet qafës së Llogarasë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI