Flash

Putin fal autorin e vrasjes së gazetares ruse Anna Politkovskaya

Lapsi.al 14 November 2023
Putin fal autorin e vrasjes së gazetares ruse Anna Politkovskaya

Në Rusi, është falur personi që u shpall fajtor për vrasjen e gazetares Anna Politkovskaya në vitin 2006. Serghei Khadzhikurbanov, i dënuar me 20 vjet burg, u lirua falë faktit se ai u regjistrua dhe luftoi në Ukrainë. Khadzhikurbanov, një ish-oficer i departamentit kundër krimit, kaloi 6 muaj në front. Khadzhikurbanov, i cili është gjithashtu një ish-hetues, u ftua, si luftëtar i forcave speciale, "të nënshkruajë një kontratë për të marrë pjesë në operacionin ushtarak special" – tha avokati i tij.

"Kur kontrata mbaroi, ai u fal me dekret presidencial", - shtoi avokati Alexei Mikhalchik. Normalisht ai duhej të përfundonte vuajtjen e dënimit në vitin 2034. “Unë mendoj se në një farë mënyre drejtësia është vendosur sepse besoj se Khadzhikurbanov nuk ishte i përfshirë në vrasjen e Anna Politkovskaya," tha avokati.

“Khadzhikurbanov mori pjesë në operacionin special si i burgosur dhe më pas u fal. Tani merr pjesë atje si ushtarak civil, pasi ka nënshkruar një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes. Ai ka punuar në forcat speciale në vitet '90 dhe ka përvojë dhe ndoshta kjo është arsyeja pse i është ofruar menjëherë një post komandues”, - tha avokati i tij.

Russian convicted over journalist's murder is pardoned

Anna Politkovskaya, një reportere e “Novaya Gazeta”, u vra më 7 tetor 2006. Gazetarja anti-Putin u qëllua 5 herë para ashensorit të ndërtesës ku jetonte në Moskë. Me raportimet e saj të shumta ajo kishte kritikuar qeverinë e Putinit dhe mbi të gjitha ndërhyrjen ushtarake në Çeçeni.

Vladimir Putin nuk e ka fshehur kurrë faktin se e konsideronte atë armike. Në tetor 2002, gazetarja mori pjesë në negociatat me terroristët çeçenë që kishin marrë peng njerëz në teatrin Dubrovka në Moskë gjatë një shfaqjeje. Në pranverën e vitit 2004, kur nxënësit e Beslanit u morën peng, ajo u thirr për të ndërmjetësuar, por u helmua në avion. Nxitësi i vrasjes së saj ende nuk dihet zyrtarisht. ©LAPSI.al

A man convicted in the 2006 killing of a Russian journalist wins a pardon  after serving in Ukraine | Stars and Stripes

Russia, condannato per l'omicidio della giornalista Politkovskaya si  arruola in Ucraina e torna libero

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI