Flash

Forumi për lirinë e mediave, gazetari nga Mali i Zi përplaset me Ramën: Cila është përgjegjësia juaj në këto 10 vite?

Lapsi.al 14 November 2023
Forumi për lirinë e mediave, gazetari nga Mali i Zi përplaset me

Një gazetar nga Mali i Zi foli pas fjalës së mbajtur nga kryeministri, Edi Rama në Forumin e Medias për Europën Juglindore ku kërkoi të bëjë disa komente, duke thënë se ndoshta edukon Ramën. Gazetari tha se fakti që Rama i përshkuan gazetarët si bastard apo të pasurit e mediave të tilla është e tmerrshme.

Sipas gazetarit ato po i japin jetën e tyre këtij profesioni dhe se, media po luan një rol të madh.

“Unë jam nga Mali i Zi. Do të bëj një koment dhe ndoshta të edukoj pasi zoti kryeministër bëri një thirrje për edukim. Ajo që tha zoti kryeministër mu duk një tmerr i vërtetë. Historia e të përcaktuarit të gazetarëve si bastard apo të pasurit të mediave të tilla. Ka 25 vjet punë në këtë fush. Tani media jonë po luan një rol të madh, është një media e besueshme për të kontrolluar politikanë. Ju përmendët dhe anëtarë të familjes tuaj. Nëse djali juaj është milioner 25 vjeç ose nëse keni një motër që është avokate dhe është milionere është sepse ata janë gjeni apo sepse janë motra vëllezër apo binj. Dhe një këshillë tjetër apo pyetje. Nëse sitata në Shqipëri është kështu, kemi dhe Serbinë, Vuçiç, miku juaj thotë që është këshu. Mirë. Këto 10 a 15 vite që jeni në krye të shtetit, jeni kështu cila është përgjegjësia juaj. Vetërregullimi nuk është mjet për t’ju mbrojtur ju por janë gjykatat e institucione të tjera. Në Kroaci askush nuk ankohet për mediat. Historia juaj 24 minutëshe për mediat. Nëse sakrifikojmë të gjithë jetën tonë për këtë nuk mund të thuash që të gjithë jemi bastardë.”, tha gazetari nga Mali i Zi.

Pas gazetarit Rama u justifikua se nuk tha se gazetarët janë bastardë.

“Duartrokasin për një gjë që nuk është ajo që thashë unë. Si mund të vetërregullohemi duke bërë kështu. Jeni ju që më keni ftuar nuk ju ftova unë. Unë nuk thashë që jeni bastardë, thashë ka disa që bëjnë punën e tyre. Mund të shihni regjistrimin dhe kur ta shihni mbase do të ndiheni keq për mënyrën si e kuptoni gazetari, thashë gjëra krejt të ndryshme. Unë kurrë nuk them të gjithë, siç jo të gjithë politikanët nuk janë njësoj.”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI