Flash

Athina: Beleri, pronat dhe regjistrimi i popullsisë pengojnë rrugën drejt BE

Lapsi.al 14 November 2023
Athina: Beleri, pronat dhe regjistrimi i popullsisë pengojnë

Parajajmëri që bëri kryeministri grek Mitsotakis dha gjatë samitit të BE-së në Tiranë,  kur tha se Athina mund të pengonte përparimin e Shqipërisë drejt BE-së për shkak të çështjes Beleri, me sa duket po bëhet realitet. Pas gazetës greke Kathemirini (lexo linkun poshtë) është media me qendër në Bruksel Euractiv që e bën të ditur këtë fakt.

"Greqia po bllokon një letër të 27 vendeve anëtare të BE drejtuar Komisionit Evropian për hapjen e pesë kapitujve të parë të procesit të anëtarësimit, konfirmoi një burim për Euractiv, duke shtuar se Athina po i bën presion Tiranës të tregojë kreativitet për të zgjidhur një krizë të vazhdueshme dypalëshe" shkruhej sot në një artikull që qendrontë në ballinën e këtij portali (foto lart).

LEXO ME TEJ:

Çështja Beleri/ Greqia ngrin negociatat e Shqipërisë 

Më tej aty thuhet: "Gjatë fundjavës, u qarkulluan fjalë se Athina kishte refuzuar të mbështeste një letër që i kërkonte Komisionit të hapte pesë kapitujt e parë të negociatave. Një burim i Këshillit të BE-së, i afërt me këtë çështje konfirmoi për Euractiv se kjo është e vërtetë.

Andi Bushati: Paradoksi i të qenit pro Belerit dhe kundër Greqisë 

Athina, sipas burimit, thekson se ka disa probleme në lidhje me shtetin et së drejtës, siç është rasti i zotit Beleri, si dhe zbatimi i disa ligjeve që kanë të bejnë me minoritetin grek në Shqipëri, si të drejtat e pronës. I njëjti burim theksoi se problem ka pasur edhe në regjistrimin e popullsisë, pasi janë raportuar raste kur pjesëtarët e minoritetit grek nuk janë pyetur për fenë apo gjuhën e tyre" shkruan kjo media.

Strategjia e Ramës/ Të qetësojë Athinën, pa liruar Belerin 

Por ashtu siç njoftonte edhe e përditshmja greke kathimerini edhe në artikullin e nënshkruar nga Alice Taylor dhe Sarantis Michalopolous lihet të kuptohet se greqia nuk e ka mbyllur përfundimisht derën.

Bllokimi i negociatave/ Scholz kundër vendimit të Greqisë ndaj Shqipërisë

“Athina nuk po e mbyll derën [për anëtarësimin në BE], por disa çështje duhet të zgjidhen.... Burimi theksoi se pala shqiptare duhet të tregojë “kreativitet” në zgjidhjen e krizës me Belerin".

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos 

Tensionet midis Greqisë dhe Shqipërisë janë ndezur që nga muaji maj, kur kandidati për kryetar bashkie, Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale, si i dyshuar për blerje votash. Ai fitoi zgjedhjet në Himarë, por nuk ka mundur të betohet si kryetar bashkie për shkak të burgosjes së tij, pavarësisht apeleve për ta liruar.

Bllokimi i negociatave/ Scholz kundër vendimit të Greqisë ndaj Shqipërisë 

Athina i ka bërë vazhdimisht thirrje Shqipërisë që ta lejojë atë të bëjë betimin, duke e cilësuar arrestimin si politik dhe duke paralajmëruar se kjo do të pengojë rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë.

Kërcënimi i Mitsotakis në Tiranë: S’ka negociata me BE-në nëse nuk lejoni Belerin të betohet (VIDEO) 

Por i ndodhur përballë këtyre kërcënimeve kryeministri Rama ka bërë indiferentin. Madje i pyetur në Real Story nëse mund të pengoheshin negociatat ai u përgjigj me ironi: "Po u penguan për Belerin, nami u bëftë".

©Lapsi.al

 

 

 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI