Flash

SHBA kryen sulme ajrore në Siri kundër Iranit

Lapsi.al 13 November 2023
SHBA kryen sulme ajrore në Siri kundër Iranit

Shtetet e Bashkuara kryen dy sulme ajrore në Siri kundër Iranit, sipas një deklaratë të Pentagonit mbrëmë. Sulmet, të urdhëruara drejtpërdrejt nga Presidenti Biden, kishin në shënjestër një qendër trajnimi pranë qytetit të Albu Kamal dhe një shtëpi pranë qytetit të Mayadeen.

Sulmi është i treti që nga 26 tetori, teksa SHBA i përgjigjet sulmeve me dronë dhe raketa kundër trupave amerikane në Siri dhe Irak. Sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin ka lënë të hapur këtë mëngjes mundësinë e më shumë sulmeve kundër grupeve të lidhura me Iranin nëse sulmet kundër forcave amerikane nuk ndalen.

“Këto sulme duhet të ndalen dhe nëse nuk ndalen, atëherë ne nuk do të ngurrojmë të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur trupat,” u tha Austin gazetarëve në një konferencë shtypi në Seul.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI