Flash

EMRAT/ Arrestohen 4 shqiptarë pjesë e organizatës së lidhur me Ndrangheta

Lapsi.al 13 November 2023
EMRAT/ Arrestohen 4 shqiptarë pjesë e organizatës së lidhur

26 persona, nga të cilët 4 shqiptarë, 2 ekuadorianë dje 1 kubanez u arrestuan në një operacion të Antimafias italiane si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës. Nga të arrestuarit 23 u lanë në burg ndërsa 3 në arrest shtëpie. Të arrestuarit shqiptarë janë: Indrit Shaba, 28 vjeç, Eugers Nezha, 22 vjeç, Elvis Çollaku, 30 vjeç dhe Agim (Jimmy) Myftari, 39 vjeç. 17 nga të arrestuarit akuzohen si anëtarë të një shoqate kriminale të drejtuar nga anëtarë të familjes De Marte - Gioffrè të lidhur me grupet 'Ndrangheta' banues në Kalabri. Synimi i tyre ishte blerja, kultivimi, transporti, rishitja dhe transferimi i kokainës, hashashit dhe marihuanës.

Të dyshuarit kishin shtëpi të ndryshme që u përkasin anëtarëve të organizatës që përdoreshin për mbledhje operative të anëtarëve, për marrjen e vendimeve në lidhje me furnizimin e lëndëve narkotike, për negociatat me furnitorët dhe blerësit, për ruajtjen, paketimin dhe shitjen e lëndës narkotike, për organizimin e udhëtimeve për blerjen e lëndë narkotike, për kultivimin e bimëve marihuanë, të kriptofonëve për komunikim ndërmjet anëtarëve, për dërgimin e parave dhe për grumbullimin e pakove që përmbanin lëndën narkotike, të makinave të anëtarëve ose të marra me qira posaçërisht për transportin e lëndës narkotike. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Forcat izraelite marrin parlamentin e Gazës

Lufta vazhdon në Lindjen e Mesme. Sipas Izraelit, Hamasi "ka humbur kontrollin e Gazës dhe nuk ka më fuqi të ndalojë ushtrinë e tij". Madje ushtarët izraelitë h...

21:21

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI