Flash

Dyfishimi i pagave, sa shkojnë të ardhurat e deputetëve në muaj

Lapsi.al 13 November 2023
Dyfishimi i pagave, sa shkojnë të ardhurat e deputetëve në

Pagat e deputetëve u rritën këtë vit, por bashkë me to janë rritur edhe shpërblimet.

Borderoja e parlamentit tregon se në muajin shtator, deputetët dhe ministrat morën më shumë lekë nga dietat, karburanti dhe qiraja sesa nga paga.

Pasqyra financiare tregon se listëpagesa kapi vlerën e 57.6 mln lekëve, të hedhura në llogaritë bankare të anëtarëve në parlament.

Pagat për ta janë të rritura me vendimin që i çoi ato në 225 mijë lekë nga 115 mijë lekë në vlerë neto, shkruan Euronews.

Ndërkohë edhe honorarët, rimbursimi i karburantit, qirasë, telefonit dhe pagesat e tjera janë dyfishuar pasi në kuvend u miratua ligji për pagat edhe shpërblimet.

Këto të fundit nuk janë të unifikuara dhe ndahen sipas aktivitetit të secilit deputet, dhe sot disa prej tyre marrin deri në 385 mijë lekë cdo muaj.

Nga borderorja e muajit të fundit të ekzeketuar tashmë, del se të ardhurat mesatare të deputetit në parlament arrijnë në 440 mijë lekë, ose 4.4 mln lekë të vjetër.

Të këshilluara

Rama: 400 mijë lekë rrogë nuk janë pak

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Pogradeci për politikën e re të pagave të qeverisë. “Të marrësh sot 400 mijë lekë pagë minimale, janë 400 euro nuk janë pa...

17:23

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI