Flash

Bashkëpunim mes Universitetit të Tiranës dhe Credins Bank

Lapsi.al 13 November 2023
Bashkëpunim mes Universitetit të Tiranës dhe Credins Bank

Credins bank dhe Universiteti i Tiranës nënshkruan marrëveshjen e re të bashkëpunimit, për pasurimin e kurikulave të studentëve dhe mundësinë e punësimit në sektorin bankar. Nënshkrimi i marrëveshjes u firmos nga z.Maltin Korkuti, Drejtor i Përgjithshëm i Credins bank dhe z. Artan Hoxha, Rektori i Universitetit të Tiranës.

Përgjatë takimit, fokusi i diskutimit ishin temat mbi krijimin dhe zhvillimin e praktikave mësimore, mbi edukimin financiar dhe kryesisht atij bankar. Credins bank, si një nga institucionet më të rëndësishme me kontribut për arsimin në vend, do të mundësojë intershipe, praktika të paguara, zhvillim të kurikulave, mundësi punësimi, etj. Credins bank nëpërmjet akademisë së saj “You Are Credins” ofron një infrastrukturë të plotë të kombinuar mes teorisë dhe praktikës nga mentorët më të mirë të Credins bank, ekspertë të sektorit bankar, lektorë të huaj, si dhe akademikët më të mirë të fakulteteve në Shqipëri.

Bashkëpunime të këtij niveli vijnë për të rritur edhe më shumë ndërveprimet mes botës akademike dhe sektorit privat, në veprimtari të ndryshme të cilat sjellin zhvillimin e shoqërisë në vend.

Mes diskutimesh z. Maltin Korkuti citoi se –“Credins bank është mirënjohëse që një pjesë e punonjësve tanë janë kontigjent i suksesshëm të ardhur nga auditori i Universitetit i Tiranës. Sinergjia midis botës së biznesit dhe asaj akademike, është një partneritet që sjell sukses dhe zhvillim për vendin”.

Nga ana tjetër Rektori i Universitetit të Tiranës z. Hoxha shprehu falenderimin e tij për Credins bank mbi këtë partneritet, i cili do të jetë një ndihmesë e madhe për studentët.

-“Studentët që vlerësohen nga strukturat bankare si potenciali kryesor, sjellin gjithmonë zhvillim të vendit dhe të shoqërisë”- theksoi ndër të tjera z. Artan Hoxha.

Unifikimi përmes projekteve arsimore të ndryshme që do të propozohen nga Credisn bank, synon të rrisë kapacitetin e përgjithshëm të studentëve në fushën e biznesit, si dhe të sjellë modele suksesi në zhvillimin e ekonomisë së vendit.

Ky bashkëpunim vjen gjithashtu në kuadër të 20 vjetorit të bankës, ku fusha e arsimit dhe punësimi i të rinjve janë pjese e vazhdueshme e strategjisë dhe politikave kryesore të Credins bank.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI