Flash

Dëshmia/ Arrest shtëpie për 30-vjeçaren që braktisi foshnjën

Lapsi.al 12 November 2023
Dëshmia/ Arrest shtëpie për 30-vjeçaren që braktisi

Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest shtëpie nënën nga Pogradeci, e cila lindi dhe braktisi foshnjën në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit.

Ndonëse, fëmija u gjet i gjallë dhe u transportua për ndihmë mjekësore në spital, ai nuk mundi të mbijetojë përkundër përpjekjeve të mjekëve.

Me kërkesë të avokatëve mbrojtës, 30-vjeçares do t'i bëhet ekspertiza psikologjike. Ajo e ka marrë vesh në gjykatë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të foshnjës së porsalindur. Në dëshminë e saj para efektivëve, 30-vjeçarja ka thënë se nuk është e martuar dhe ky fëmijë ishte i pari që sillte në jetë. Ajo pretendon se është detyruar të fshehë shtatzëninë për shkak të opinionit publik dhe familjarëve pasi nuk ishte e martuar.

“Punoj në një fabrikë këpucësh. I dashuri quhet Klodi, më ka braktisur dhe nuk është interesuar pasi mbeta shtatzënë. Më zunë dhimbjet dhe shkova te garazhi, nuk e mbaja dot sepse kisha presionin e familjarëve që nuk e pranonin pasi isha e pamartuar”- ka deklaruar 30 vjeçarja.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për sot do të jetë me kthjellime dhe vranësira të dendura me reshje shiu pasdite të pakta. Temperaturat minimale do të luhaten 6/12 gradë celcius, ndërs...

07:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI