Flash

PD e Berishës: Çështja ndaj Belerit duhet të pushohet, agjenti provokator u pagua nga Policia

Lapsi.al 11 November 2023
PD e Berishës: Çështja ndaj Belerit duhet të pushohet,

Partia Demokratike e Sali Berishes, nëpërmjet Sekretarit për Çështjet Ligjore i bëri thirrje sot Prokurorisë të pushojë çështjen ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Blerit sa më parë. "Çdo vonesë përhap njollën e papërshtatshme për të se është në shërbim të Edi Ramës", nënvizoi Kaso.

"Padia dhe procesi kundër Fredi Belerit, të cilën Partia Demokratike e ka konsideruar që në nisje si politik dhe të stisur, - theksoi Kasoi, - ra përfundimisht dje, në seancën e zhvilluar në SPAK.

Në këtë seancë u bënë disa pohime kyçe për çështjen, të cilat jo vetëm rrëzojnë akuzën, por edhe e vendosin Prokurorinë në pozitat e një aksesori të qeverisë dhe orekseve politike të saj.

Kështu, i etiketuari si bashkëpunëtor i drejtësisë, Arsen Ramaj, që ka shërbyer si ‘agjent provokator’ i kandidatit të opozitës për Himarën, e pranoi dje se është paguar nga policia e Shtetit për bashkëpunimin dhe kurthin e z. Beleri, që ka çuar në arrestimin e këtij të fundit.

Së dyti, shefi i Komisariatit te Vlorës, Ermal Hajdini, ish Shef Policie në Himarë gjate zgjedhjeve të 14 majit, pranoi dje botërisht se ka instruktuar dhe përdorur kallëzuesin, Arsen Ramaj sa u takon veprimeve dhe bisedave qe duhej të bënte me z.Beleri.

z. Hajdini pohoi gjithashtu faktin se Arsen Rama është paguar nga Policia e Shtetit.

Partia Demokratike është e bindur se këto dëshmi e rrëzojnë përfundimisht procesin politik ndaj kandidatit të opozitës për Bashkinë Himarë. Kodi Penal në nenin 294/a pika 3 e thotë qartë:

“Nuk duhet provokuar një akt kriminal, duke shtyrë një person të kryejë një krim, të cilin nuk do ta kishte kryer po të mos ishte ndërhyrja e Policisë. Kur provohet provokimi, rezultati nuk mund të përdoret.”.

Siç del nga dëshmitë, edhe të provokatorit edhe të cytësve të tij, gjithçka ndaj Belerit ka qenë e programuar. Në këto kushte sipas ligjit shqiptar, të bazuar në traditat më të mira legjislative të botës së qytetëruar, akuza bie dhe çështja pushon.

Mospushimi i çështjes dëshmon për të disatën herë faktin se procesi kundër z. Beleri është montim politik. Sado të mundohet Rama dhe tellallët e tij mediatikë ta veshin me flamurin e nacionalizmave, ajo është një shkelje e të drejtave të njeriut, pavarësisht se cilës etnie apo shtetësie i përket i persekutuari.

Fredi Belerin, sigurisht, nuk e dënon etnia, ajo është vetëm një sajesë e maskarenjve që gjejnë strehë te nacionalizmi, për të mbuluar faktin; ai dënohet se kandidoi për opozitën në zgjedhje.

Jo vetëm kaq, prania e tij në zyrën e qeverisë lokale në Himarë do të ishte halë në fyt për “investitorët strategjikë” të Ramës, që pasi zhytën në beton e hekur Dhërmiun, duan të kafshojnë edhe Himarën.

Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të pushojë çështjen një ditë e më parë. Çdo vonesë përhap njollën e papërshtatshme për të se është në shërbim të Edi Ramës.

SPAK është ngritur për të bërë drejtësi në politikë dhe jashtë saj, jo politikë me drejtësinë."

Të këshilluara

Tiranë, arrestohet shpërndarësi i drogës

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 29-vjeçar me iniciale E.P që ishte i shpallur në kërkim për arratisje nga drejtësia. Ai ishte dënuar me arrest me burg p...

11:23

Bie dëbora e parë te Qafa e Thorës (FOTO)

Dëbora e parë ra këtë vit në Qafë Thore duke shënuar nisjen e sezonit dimëror në qarkun e Shkodrës, ARRSH njoftoi se grupet e punës me mjetet borëpastruese janë...

14:55

Plagosje me armë në Fier

Një plagosje me pistoletë ka ndodhur sot në fshatin Fermë Çlirim të Fierit. I plagosuri është 27 vjeçari M.F ndërsa autor, bashkëfshatari i tij, G.V që u arrest...

14:51

Kapen me kokainë dy shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë janë arrestuar dhe disa kilogramë drogë janë sekuestruar nga policia italiane gjatë kontrollit në katër prona të ndodhura në komunat Perugia dhe Ba...

14:49

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI