Flash

Parashikimi i motit për nesër, priten shtrëngata dhe reshje shiu me intensitet të lartë

Lapsi.al 11 November 2023
Parashikimi i motit për nesër, priten shtrëngata dhe reshje shiu

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se nesër priten reshje shiu në të gjithë territorin e vendit. Reshjet do të jenë me intensitet të lartë dhe mund të shfaqen edhe në formën e shtrëngatave. Në disa zona malorë pritet të ketë reshje në formën e dëborës.

‘Gjatë 24 orëve të fundit sasia më e lartë e reshjeve është regjistruar në qytetin e Lezhës dhe të Sarandës. Në lartësinë mbi 1500 metra në verilindje dhe juglindje reshjet kanë qenë në formën e dëborës me intensitet të ulët.

Ditën e diel pritet që reshjet e shiut deri në orët e mesditës të jenë më intensitet të ulët. Gradualisht ato do të fitojnë intensitet mesatar e lokalisht në qendër e në jug të vendit me intensitet deri të lartë në formën e shtrengatave shoqëruar me shkarkesa elektrike por afatshkurtra.

Në majat e maleve në zonat malore reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët në zonën e Alpeve dhe verilindje. Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s. Përgjatë vijës bregdetarë dhe lugina era fiton shpejtësi 8-12 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.’- njofton SHMU.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI