Flash

"Një komedi", Romano Prodi flet për marrëveshjen Rama-Meloni

Lapsi.al 11 November 2023
"Një komedi", Romano Prodi flet për marrëveshjen

Ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi hedh poshtë marrëveshjen e arritur për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë.

Ai u shpreh se e gjithë marrëveshja për emigranët sipas tij është një politikë fasadë e menduar mirë nga të dy kryeministrat. Sipas Prodit, Meloni po i jep mesazhin elektoratit të Italisë se po i largon emigrantët, kur në fakt sipas tij kjo nuk është e vërtetë pasi edhe në Shqipëri ata do të ruhen nga autoritetet italiane, ndërsa premtimi i Ramës për elektoratin e tij sipas Prodit është se “po ndihmon Shqipërinë të arrijë në Europë”.

I ftuar në emisionin Piazzapulita, ish-kryeministri italian shpjegoi:

“Është një ide e mirë për Melonin… Është një lojë e vogël perfekte. Elektorati voton për ata që besojnë se taksat duhet të ulen dhe emigrantët të trajtohen keq. Qeveria nuk mund të bëjë asgjë për taksat dhe vendos të dërgojë emigrantë jashtë Italisë, kështu lind një komedi interesante me Shqipërinë”.

Ish-kryeministri italian shprehet në përfundim se në këtë marrëveshje përfshihen dy liderë politikë që janë në interes të partive të tyre dhe në fakt kjo marrëveshje e përsosur politikisht do të festohet solemnisht në pragun e zgjedhjeve evropiane

“Elektorati i Melonit voton për ata që besojnë se taksat duhet të ulen dhe emigrantët të trajtohen keq. Qeveria nuk është në gjendje të bëjë asgjë për taksat dhe vjen me këtë ide për të dërguar emigrantë jashtë Italisë. Kështu lindi kjo komedi interesante.

Italia merr me qira disa hektarë në Shqipëri dhe ndërton një fshat atje, gjë që mund ta kishim bërë shumë mirë këtu duke pasur të gjitha garancitë. Ndaj Meloni u jep italianëve mesazhin se po i largon emigrantët dhe përkundrazi nuk është e vërtetë, sepse në Shqipëri ata do të duhet të ruhen nga autoritetet tona, zyrtarët tanë do të përfshihen në udhëtime dhe rregullat e legjislacionit tonë do të aplikoni. Nga ana shqiptare, megjithatë, u duket sikur kjo është një investim nga një biznes i vogël në Shqipëri.

Në të njëjtën kohë, Rama, i cili nuk është i fundit për nga mprehtësia politike, bën të kundërtën me qytetarët e tij, pra thotë: “Me këtë e ndihmoj Shqipërinë të arrijë në Europë”. Me pak fjalë, kontrata është perfekte. Pra, emigrantët nuk kanë lidhje me këtë, është thjesht një lojë e bukur politike që u kushton shumë qytetarëve tanë. A u konsultua Parlamenti për këtë marrëveshje? Po normale, ai (Parlamenti) nuk është përfshirë kurrë nga kjo qeveri. Këtu kemi dy liderë politikë që janë në interes të partive të tyre dhe në fakt kjo marrëveshje e përsosur politikisht do të festohet solemnisht në pragun e zgjedhjeve evropiane”, tha Prodi.

Të këshilluara

Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit

Moti i keq ka lënë pas disa problematika. Reshjet e dendura të shiu të cilët kanë vijuar prej ditësh kanë sjellë probleme në disa segmente të rrugëve nacionale ...

10:06

Kush e "tradhtoi" Dritan Rexhepin

I shumëkërkuari i policisë shqiptare Dritan Rexhepi, i cili u vu në pranga në Turqi, tentoi t’i arratisej policisë nga vila luksoze. Mediat vendase shkruajnë se...

23:51

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI