Flash

Ministri kroat i Mbrojtjes përfshihet në një aksident, raportohet për një viktimë

Lapsi.al 11 November 2023
Ministri kroat i Mbrojtjes përfshihet në një aksident, raportohet

Ministri kroat i Mbrojtjes, Mario Banoziç është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm. Mësohet se automjeti me të cilin udhëtonte ministri është përplasur me një furgon. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i këtij të fundit. Siç konfirmon policia kroate, aksidenti ndodhi sot në orën 06:15 në dalje nga Vinkovci, në drejtim të Zhupanjës.

Banoziç udhëtonte vetëm me makinë dhe dyshohet se aksidenti ka ndodhur kur ministri ka parakaluar një kamion në rrugë dhe është përplasur kokë me kokë me automjetin tjetër që po vinte përballë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI