Flash

Kurti në Paris: Kosovës i duhet njohja de jure, Serbia de fscto na njeh në disa aspekte

Lapsi.al 11 November 2023
Kurti në Paris: Kosovës i duhet njohja de jure, Serbia de fscto na

Marrëveshja Bazë, e dakordësuar fillimisht më 27 shkurt e më pastaj me 18 mars u konsiderua si një ujdi e mirë, meqë disa nga nenet e këtij akordi parashihnin njohjen e Kosovës nga Serbia në mënyrë të tërthortë ose de facto.

Megjithatë, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Serbia e njeh Kosovën në mënyrë de facto në shumë aspekte, dhe ajo që i duhet Kosovës në këtë fazë është njohja de jure.

“Sapo të normalizojmë marrëdhëniet me njohjen de facto dhe de jure do të jetë më mirë për të gjithë. Po them de jure dhe de facto sepse për shembull Serbia e njeh Bosnjën de jure, por jo de fakto, sepse ka marrëdhënie të veçanta me Republikën Sërpska, e cila përdor të drejtën e vetos për të minuar shtet ndërtimin demokratik të Bosnje e Hercegovinës. Dhe në rastin e Kosovës, Serbia na njeh de facto në kaq shumë aspekte, por jo de jure”, tha Kurti në një panel diskutimi në margjinat e Forumit të Paqes në Francë.

Kësisoj sipas Kurtit, Kosova e Serbia duhet ta njohin njërin tjetrin edhe në formën de jure edhe de facto dhe në të njëjtën kohë të kenë një simetri të caktuar të të drejtave të pakicave.

“E di që të drejtat e pakicave nuk mund të jenë identike, por dis-balancat e mëdha ndërmjet të drejtave të pakicave në të gjithë rajonin shkaktojnë herë pas here tensione”.

I pyetur për mundësinë e rikthimit të një plani të mëhershëm për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si zgjidhje përfundimtare ndërmjet dy vendeve, i pari i Qeverisë së Kosovës tha se aktualisht po jetojmë në momentin kur ky projekt ka dështuar.

Megjithatë, sipas tij, ideja e një plani të tillë nuk është shuar ende.

“Njerëzit që ëndërrojnë prej disa vitesh ndarjen e Kosovës për ndryshimin e kufijve, e kanë shumë të vështirë të heqin qafe nostalgjinë dhe hidhërimin dhe të angazhohen siç duhet në një zgjidhje e cila do të ishte demokratike dhe evropiane”, ka potencuar ai.

Kurti ndër të tjera ka theksuar se planin e korrigjimit të kufijve nuk e ka dashur vetëm Serbia, por edhe liderë të ndryshëm nga Kosova.

“Ideja është mbështetur edhe në Kosovë nga një prej paraardhësve të mi, sepse në atë kohë është parë si një rregullim i shpejtë, korrigjim i shpejtë midis liderëve autoritarë që flasin për popullin si familjet e tyre dhe shtetet si prona private”.

“Ajo kishte diçka si ngjyrim feudal, monarkik, mbretëror, që më nuk është. Por, më duhet të pranoj që përkundër dështimit të projektit, ideja është ende aty, por pa ndonjë mundësi që të ringjallet”.

Të këshilluara

Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit

Moti i keq ka lënë pas disa problematika. Reshjet e dendura të shiu të cilët kanë vijuar prej ditësh kanë sjellë probleme në disa segmente të rrugëve nacionale ...

10:06

Kush e "tradhtoi" Dritan Rexhepin

I shumëkërkuari i policisë shqiptare Dritan Rexhepi, i cili u vu në pranga në Turqi, tentoi t’i arratisej policisë nga vila luksoze. Mediat vendase shkruajnë se...

23:51

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI