Flash

Berisha para mbështetësve në Durrës: Do të krijojmë ortekun e përmbysjes së regjimit

Lapsi.al 11 November 2023
Berisha para mbështetësve në Durrës: Do të

Kryedemokrati Sali Berisha ka takuar sot pasdite mbështetësit e tij në qytetin e Durrësit dhe ka deklaruar se do të nisë aksioni i përmbysjes së regjimit, të cilin e ciësoi si më të shëmtuarin në historinë e vendit pas regjimit të Enver Hoxhës. Ndër të tjera, Berisha tha se aksioni i opozitës në parlament ka nisur pasi, sipas tij, Rama nuk lejon që deputetët opozitarë të paraqesin ligje.

Para demokratëve të Durrësit ai shtoi se parlamenti do u rikthehet qytetarëve vetëm kur kushtetuta të zbatohet aty.

Sali Berisha:

Kemi nisur aksionin qe do mbjellim shpresën, do krijojmë ortekun e madh të përmbysjes së regjimit më të shëmtuar në historinë e kohërave pas regjimit të Enver Hoxhës, regjimit të pasardhësve të xhelatëve të diktaturës, e të keqes të të gjithë të këqijave që përjetojnë sot shqiptarët, Edi Rama.

Si qytetarë ju përballeni çdo ditë me probleme, skamja me dhimbje të shumëllojta por idealet tuaja ju si qytetarë, si atdhetarë si demokrat, përballeni me një armik të egër që çdo ditë shtron, shkelmon mbi idealet, mbi vlerat që ju besoni dhe përpiqet të shkatërroj bindjet tuaja politike, të vrasë shpresën tek ju. Përballeni me një armik që njësoj si nazistët do t’jua ndërroj emrin ju, e t’ju thotë që nuk jeni më demokratë po do mbani atë emër që them unë.

Ky armik që nuk ka as nder as moral, ju thotë ju që përmbyset diktaturën dhe morët Shqipërinë që e nxorët nga skëterra. Sot, ose do pranojmë që jemi qytetarë të dorës të dytë, të shesim dinjitetin tonë ose do ngrihemi. A është kjo një realitet? Kjo është vetëm maja e ajsbergut. Na shihni në parlament, kemi një muaj që për votën tuaj, kemi filluar protestën dhe jashtë çdo lloj imagjinate ky horr i shtetit nuk na lejon të paraqesim ligje.

Ky kriminel nuk na lejon krijimin e komisioneve. Pse nuk na lejon? Se e shoqa e tij ka ndërtuar pallatin 5 katesh pa faturë. Nuk na lejon se ndërton saraje në Surrel në një kohë kur kishte deklaruar 380 euro, dhe kur filloj kontrolli i përjashtoi nga puna ata. Si thoni ju të ulim kokën? Kurrë! Ose do hetojmë atë, ose nuk ka paqe në Parlament. Deputetët janë të vendosur për sakrificë sublime.

Të këshilluara

Tiranë, arrestohet shpërndarësi i drogës

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 29-vjeçar me iniciale E.P që ishte i shpallur në kërkim për arratisje nga drejtësia. Ai ishte dënuar me arrest me burg p...

11:23

Bie dëbora e parë te Qafa e Thorës (FOTO)

Dëbora e parë ra këtë vit në Qafë Thore duke shënuar nisjen e sezonit dimëror në qarkun e Shkodrës, ARRSH njoftoi se grupet e punës me mjetet borëpastruese janë...

14:55

Plagosje me armë në Fier

Një plagosje me pistoletë ka ndodhur sot në fshatin Fermë Çlirim të Fierit. I plagosuri është 27 vjeçari M.F ndërsa autor, bashkëfshatari i tij, G.V që u arrest...

14:51

Kapen me kokainë dy shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë janë arrestuar dhe disa kilogramë drogë janë sekuestruar nga policia italiane gjatë kontrollit në katër prona të ndodhura në komunat Perugia dhe Ba...

14:49

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI