Flash

Albin Kurti: Grupet terroriste serbe duan t’i ngjajnë Wagnerit

Lapsi.al 11 November 2023
Albin Kurti: Grupet terroriste serbe duan t’i ngjajnë Wagnerit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova përveç që duhet të kujdeset për sigurinë për shkak se grupet terroriste serbe, dëshirojnë të shkaktojnë destabelizim, vendi ynë fokusohet edhe për anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Për anëtarësim në BE, Kurti tha se ka marrë premtim që BE dhe gjashtë vendet e Ballkani Perëndimor, do të jenë bashkë.

Kurti i bëri këto komente në ditën e dytë të Forumit të Paqes në Paris, ku zhvilloi një diskutim në kuadër të temës “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, i cili u moderua nga Pascal Boniface, drejtor i Institutit francez për Çështje Ndërkombëtare dhe Strategjike (IRIS).

Ai fillimisht është ndalur te sulmi terrorist i 24 shtator në veri të Kosovës, ku është vrarë polici i Kosovës.

“Sigurisht kanë dashur të shkaktojnë përshkallëzim të një përmase më të madhe ashtu që të mund të krijonin atë kaosin e përgjithshëm si pretekst që ushtria serbe të hyjë në Kosovë. Ushtria serbe ka 48 baza ushtarake për gjatë kufijve tanë, ku gjysma janë të ushtrisë, gjysma tjetër të gjandermërisë”, tha Kurti.

Sipas tij, shumica e autorëve të aktit terrorist janë të lirë në Serbi, duke përfshirë edhe liderin e atij grupi Millan Radojçiç, i cili ka pranuar publikisht që ka pranuar që ka udhëhequr këtë sulm por që është arrestuar dhe liruar pas pak orësh.

“Për sigurinë e vendit tonë duhet të kujdesemi për këto grupe që duan t’i ngjajnë Wagnerit, që dua të shkaktojnë destabilizim por në anën tjetër duhet të fokusohemi kryesisht te situata gjeopolitike ku nuk kemi kurrfarë alternative sepse nuk duam të kemi alternativë përveç Bashkimit Evropian dhe NATO-s, por ka edhe vende që bëjnë dhe mendojnë ndryshe, që kjo po e bën situatën më të vështirë sepse është e qartë që Federatës Ruse i ka pëlqyer shumë në Ballkan, të cilat pastaj të cilat kanë efekt përhapës në kuptimin e largimit të vëmendjes nga agresioni që kanë filluar para dy vitesh ”, tha ai, derisa përmendi kërkesën e sekretarit të shtetit amerikan për tërheqjen e trupave serbe nga afërsia me Kosovën.

Kurti tha se nga BE kanë dy premtime, fillimisht për planin e zgjerimit nga BE, ku janë paraparë 6 milionë euro për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kemi edhe një premtim apo zotim nga presidenti Charles Michel që 2030 është viti në të cilin BE dhe Ballkani Perëndimor bëhemi bashkë në këtë rrugëtim të gjatë, pra kemi kohë dhe substancë dhe besoj që duhet ta përdorim këtë që të futemi në këtë shteg që është i pakthyeshëm për ata që duan të jenë në BE“, tha ai.

Sipas tij, çdo i treti qytetarë i Kosovës jeton në vendet e ndryshme të botës, ku kontribuojnë në ekonomi, sport e kulturë.

Të këshilluara

Tiranë, arrestohet shpërndarësi i drogës

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 29-vjeçar me iniciale E.P që ishte i shpallur në kërkim për arratisje nga drejtësia. Ai ishte dënuar me arrest me burg p...

11:23

Bie dëbora e parë te Qafa e Thorës (FOTO)

Dëbora e parë ra këtë vit në Qafë Thore duke shënuar nisjen e sezonit dimëror në qarkun e Shkodrës, ARRSH njoftoi se grupet e punës me mjetet borëpastruese janë...

14:55

Plagosje me armë në Fier

Një plagosje me pistoletë ka ndodhur sot në fshatin Fermë Çlirim të Fierit. I plagosuri është 27 vjeçari M.F ndërsa autor, bashkëfshatari i tij, G.V që u arrest...

14:51

Kapen me kokainë dy shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë janë arrestuar dhe disa kilogramë drogë janë sekuestruar nga policia italiane gjatë kontrollit në katër prona të ndodhura në komunat Perugia dhe Ba...

14:49

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI