Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Çështja Beleri/ Greqia ngrin negociatat e Shqipërisë

Lapsi.al 11 November 2023
Çështja Beleri/ Greqia ngrin negociatat e Shqipërisë

Greqia ka ngrirë hapjen e kapitujve të parë të negociatave Be-Shqipëri për shkak të çështjes Beleri. Ndërsa përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare duhet të nënshkruanin një letër për fillimin e procesit, Athina zyrtare ka refuzuar të bëkë këtë, njofton gazeta e madhe greke Kathimerini.

"Megjithëse u gjet një formulë për të çuar përpara negociatat me Maqedoninë e Veriut, pasi Bullgaria pranoi propozimin e kompromisit të paraqitur nga presidenca spanjolle, një gjë e tillë u bë e pamundur për Shqipërinë" thuhet në artikullin e gazetarit Vasilis Nedos.

"Përtej efektit që ka qëndrimi i qeverisë së Edi Ramës për çështjen Beleri në marrëdhëniet greko-shqiptare, ky qëndrim krijon një ingranazh të ndryshëm për çiftin e dy kandidatëve të Ballkanit perendimor drejt anëtarësimit në BE.

Lexo më tej:

Incizimi audio/ Dyshimet se policia futi në kurth Belerin 

Kujtojmë se fatet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë të lidhura, ndaj ky zhvillim përbën një shkëputje praktike të dy kandidaturave" vazhdon artikulli. E përditshmja konservatore greke tregon edhe ce cilët ishin kapitujt që do të hapte vendi ynë nëse qeveria Mitsotakis nuk do ta kishte ndalur këtë proces. "Vlen të theksohet se paketa e parë për çështjet themelore që duhet të zgjidhë çdo vend kandidat përfshin pesë kapituj, përkatësisht ata që kanë të bëjnë me:

Së pari, gjyqësorin dhe të drejtat themelore.

Së dyti, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë.

Së treti, prokurimin publik.

Së katërti, statistikat.

Dhe së pesti, kontrollin financiar".

Frankfurter Allgemeine Zeitung shpjegon përplasjen Tiranë Athinë 

Kathimerini nuk harron të theksojë se procesi Beleri, ndonëse nuk përmendej nominalisht, zuri vend edhe në progres raportin e fundit të Komisionit Evropian. "Greqia mban qëndrime aspak ekstreme, por me respekt të plotë për mjetet që ka çdo vend anëtar i BE-së. Ajo ka mundësinë, edhe në këtë rast, t’i përdorë mjetet që ka në dorë” shkruhet më tejë në artikull ku gjithashtu lihet një dritë jeshile. "Është e qartë se Athina mund të rishikojë qëndrimin e saj nëse Tirana jep shenja se ka vend për diskutim dhe nuk demostron shfaqje force nga ana e zotit Rama, brenda apo jashtë".

Gjatë samitit të fundit BE -Ballkani Perendimor në Tiranë kryeministri grek Mitsotakis paralajmëroi se vendi i tij mund të vinte veton për hapjen e kapitujve të negociatave mes Brukselit dhe Shqipërisë. Ky ka qenë qëndrimi i pandryshueshëm i Athinës që kur Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, duke u bërë i vetmi kandidat në Shqipëri që zgjidhej në një post publik ndërsa ishte në qeli. Prokuroria e akuzon Belerin për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, duke pretenduar se ka provuar tej çdo dyshimi se ai i kishte ofruar bashkëpunëtorit të policisë, Arsen Rama, 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. I ndodhur përballë këtyre kërcënimeve kryeministri Rama ka bërë indiferentin. Madje i pyetur në Real Story nëse mund të pengoheshin negociatat ai u përgjigj me ironi: "Po u penguan për Belerin nami u bëftë".

Strategjia e Ramës/ Të qetësojë Athinën, pa liruar Belerin 

Gazeta Kathimerini rrëfen se Athina ka kërkuar në të gjitha nivelet e mundshme që zotit Beleri t’i jepet mundësia për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, gjë që deri tani është refuzuar nga gjykatat shqiptare.

Më 22 nëntor do të zhvillohet mbledhja e radhës e gjykatës antikorrupsion, ku Beleri po gjykohet, por ndërkohë pritet të caktohet një seancë e re për lejen e posaçme që ai kërkon për të bërë betimin. Është vendosur që të mblidhet sërish gjykata speciale (GJKKO), e cila u caktua nga Gjykata e Lartë Shqiptare si kompetente për të vendosur nëse Beleris do të lirohet nga burgu sa për të bërë betimin apo jo.

Hera e fundit që gjykatat shqiptare refuzuan një kërkesë të tillë ishte më 26 qershor, ndërkohë që kërkesat e shumta të avokatëve të z. Beleris për kryerjen e betimit u refuzuan nga autoritetet shqiptare.

Përgatiti Lapsi.al

Të këshilluara

Rrëshqitje gurësh në Rrugën e Arbrit

Moti i keq ka lënë pas disa problematika. Reshjet e dendura të shiu të cilët kanë vijuar prej ditësh kanë sjellë probleme në disa segmente të rrugëve nacionale ...

10:06

Kush e "tradhtoi" Dritan Rexhepin

I shumëkërkuari i policisë shqiptare Dritan Rexhepi, i cili u vu në pranga në Turqi, tentoi t’i arratisej policisë nga vila luksoze. Mediat vendase shkruajnë se...

23:51

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI