Flash

"Fundosi" Safet Gjicin, Alma Kaçi paraqitet në SPAK

Lapsi.al 10 November 2023
"Fundosi" Safet Gjicin, Alma Kaçi paraqitet në SPAK

Alma Kaçi është paraqitur mëngjesin e së premtes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Kaçit pritet t’i komunikohet përfundimi i hetimeve nga SPAK lidhur me videoskandalin me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici.

Prokuroria e Posaçme njoftoi një ditë më parë mbylljen e hetimeve për Safet Gjicin e Alma Kaçin.

SPAK ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit për veprën penale korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror apo i të zgjedhurve vendor, ndërsa Kaçi akuzohet për korrupsion aktiv.

Safet Gjici ra në pranga në qershor të këtij viti, pak javë pasi ishte rizgjedhur në krye të bashkisë së qytetit verilindor. Ai shfaqej në disa pamje filmike të regjistruara në zyrën e tij nga Alma Kaçi duke kryer veprime të turpshme, ndërsa kjo e fundit i kërkonte ta favorizonte në një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenve.

Të këshilluara

Rrëzohet një avion në Greqi, dy të vdekur

Dy persona humbën jetën pas rrëzimit të një avioni njëmotorësh që u rrëzua në zonën detare të Maleme në Kretë. Ngjarja ndodhi vetëm pak metra larg aeroportit...

08:47

Rikthehet stuhia në Shqipëri

Për ditën e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë perëndimore. Mo...

08:25

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI