Flash

FOTO/ Shkatërrohet në Milano muralja e Ana Frank me vajzën nga Gaza

Lapsi.al 10 November 2023
FOTO/ Shkatërrohet në Milano muralja e Ana Frank me vajzën nga

Në më pak se 24 orë, dy veprat e artistit të rrugës, AleXsandro Palombo kundër antisemitizmit u vandalizuan në Milano. E para, e cila portretizonte Ana Frankun duke qarë në Piazza Castello me flamurin izraelit në duar, u fshi dhe më pas u mbulua me parulla të mëdha "Gaza e lirë". Pranë saj, vajza palestineze që kishte të njëjtin shkrim në fytyrën e saj ishte lënë e paprekur.

Muralja e dytë e krijuar nga i njëjti artist në zonën e Porta Nuova në Milano u fshi gjithashtu. Ajo përfaqësonte imazhin e fëmijës së famshëm me duart e ngritura lart në geton e Varshavës, simbol i Shoahut, i cili është fshirë plotësisht, ndërsa në krah të tij mbetën të paprekur ushtari terrorist i Hamasit dhe ushtari fëmijë nga Gaza.

"Kushdo që i ka vënë në shënjestër këto dy vepra është sepse ai e njohu forcën dhe kuptimin e tyre" – u shpreh Palombo. “Nëse qëllimi i këtyre gjesteve raciste ishte fshirja e kujtesës, atëherë ata kanë dështuar, sepse prishja e dy simboleve më të rëndësishme të Shoah nuk bën gjë tjetër veçse forcon kuptimin e tyre dhe na imponon një reflektim edhe më të fortë dhe më të thellë sepse nxjerr në pah të gjithë zemërimin dhe rreziqet shoqërore të kësaj vale të urryer antisemite që është në zhvillim e sipër dhe që vë në rrezik lirinë tonë” – tha ai.

“Nëse nuk ka një përgjigje të fortë dhe vendimtare nga politika dhe institucionet, atëherë ne të gjithë do të humbasim. Legjitimimi i këtyre gjesteve është i barabartë me legjitimimin e mendimit terrorist që po përhapet gjithashtu në shoqërinë tonë liberale. Dhe kjo është ajo që propaganda e Hamasit dëshiron", - shprehet aleXsandro Palombo. Sipas artistit, dy veprat "Pafajësia, urrejtja dhe shpresa" ishin një paralajmërim për valën e antisemitizmit që po pushton hebrenjtë në të gjithë botën. ©LAPSI.al

Fotogallery - Milano, vandalizzato il murale di Anna Frank con la bimba palestinese a 24 ore dalla realizzazione - foto 1

Fotogallery - Milano, vandalizzato il murale di Anna Frank con la bimba palestinese a 24 ore dalla realizzazione - foto 2

Fotogallery - Milano, vandalizzato il murale di Anna Frank con la bimba palestinese a 24 ore dalla realizzazione - foto 3

Fotogallery - Milano, vandalizzato il murale di Anna Frank con la bimba palestinese a 24 ore dalla realizzazione - foto 4

Fotogallery - Milano, vandalizzato il murale di Anna Frank con la bimba palestinese a 24 ore dalla realizzazione - foto 5

Fotogallery - Milano, vandalizzato il murale di Anna Frank con la bimba palestinese a 24 ore dalla realizzazione - foto 6

Fotogallery - Milano, vandalizzato il murale di Anna Frank con la bimba palestinese a 24 ore dalla realizzazione - foto 7

Fotogallery - Milano, vandalizzato il murale di Anna Frank con la bimba palestinese a 24 ore dalla realizzazione - foto 8

Të këshilluara

Vritet në Ekuador 53-vjeçari shqiptar (EMRI)

Një 53-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Guajakil të Ekuadorit, ditën e arrestimit të kreut të kompanisë “Bello” Dritan Rexhepi nga policia turke në...

19:52

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI