Flash

Çifti i arrestuar në Selanik, prokuroria e Fierit sekuestron pasurinë kriminale

Lapsi.al 10 November 2023
Çifti i arrestuar në Selanik, prokuroria e Fierit sekuestron

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e çiftit shqiptar që u kap duke trafikuar mbi 580 kg kokainë në Greqi.

Bëhet fjalë për 50-vjeçarin shqiptar Arjan Neki Xhafa, së bashku me bashkëshorten Lutmira Fatmir Xhafaj, të cilët ranë në pranga në fund të shtatorit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.1523, datë 02.11.2023, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Ky procedim penal ka filluar mbi bazën e informacioneve të publikuara në media dhe verifikimeve të kryera, sipas të cilave njoftohen të dhëna se shtetasit A. Xh. dhe L. Xh., me banim në Fier, janë arrestuar në Greqi për kapjen e 585 kg e 208 gramë lëndë narkotike “kokainë” dhe dyshohet se kanë pastruar në vendin tonë të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Nga veprimet hetimore të kryera në dinamikë në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, shkëmbimit të informacionit me organet e tjera ligjzbatuese, si dhe analizimit e kryqëzimin të të dhënave të administruara, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka kërkuar në Gjykatë sekuestrimin e pasurive të dyshuara me prejardhje nga veprimtaria kriminale të shtetasve A.X. e L.Xh, si më poshtë:

Pasuri e paluajtshme nr. 24/198, vol. 30, fq. 230, lloji “truall” me sipërfaqe 300 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 110.70 m2, ndodhur në Vlorë;

Shuma monetare 40,000 Euro; dhe

Automjet i markës “Volswagen”, model “Golf”, viti i prodhimit 2010.

Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe në vijim janë ngarkuar oficerët e policisë gjyqësore të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Hetimet për këtë çështje penale vazhdojnë. Prokuroria Fier është plotësisht e angazhuar dhe ka vendosur prioritet luftën kundër pastrimit të produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminal.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI