Flash

Rama udhëton drejt Francës/ Pritet të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Lapsi.al 9 November 2023
Rama udhëton drejt Francës/ Pritet të marrë pjesë

Teksa ditën e sotme Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe pritet të ketë tensione për shkak të aksionit të opozitës, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm pasi do të udhëtojë drejt Francës. Rama do të jetë në Paris, pasi do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, ku pritet të jetë i pranishëm dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Ftesën, dy kryeministrat shqiptarë, e kanë marrë nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Duke qenë se do të jetë në Paris, Rama nuk do të marrë pjesë as në konferencën për shtyp për prezantimin e Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2023. Prezantimi i raportit do të bëhet nga zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Të këshilluara

Rakip Suli shkon sërish në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK. Vetë Suli ka deklaruar se sot është paraqitur për dorëzuar disa dokum...

14:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI