Flash

Rama flet për përqafimin me Melonin dhe ndarjen e saj nga bashkëshorti

Lapsi.al 9 November 2023
Rama flet për përqafimin me Melonin dhe ndarjen e saj nga

Edhe pse nuk ka thënë ende asnjë fjalë në shqip, kryeministri Edi Rama vijon të bëjë xhiron e mediave italiane duke shpjeguar marrëveshjen me homologen Xhorxhia Meloni për marrjen e refugjatëve. Në një intervistë për “La Repubblica”, Rama u pyet edhe për marrëdhëniet me kryeministren italiane dhe afrimin e tyre pavarësisht se ai është socialist i majtë dhe ajo një radikale e djathtë. Kur i treguan përqafimin me Melonin, Rama thotë se përkatësia politike nuk përbën problem kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Para së gjithash, dhe këtë e them me shumë respekt dhe shumë mirënjohje, të gjithë kryeministrat italianë, pavarësisht nëse kanë qenë të majtë apo të djathtë, që nga momenti që Shqipëria është hapur, kanë qenë gjithmonë afër Shqipërisë dhe nuk e kanë pasur kurrë problem se këtu në Shqipëri ka qenë në pushtet e djathta apo e majta.

Pra, është përtej së majtës dhe të djathtës nëse mund ta them kështu. Së dyti, unë e di që Xhorxhia nuk është një beniamine e gazetës suaj, por un po ju them mendimin tim personal. Ajo nuk është një gjigande fizikisht, por sinqerisht kur ajo është në rrethana të tilla në këto samitet ndërkombëtare, unë po ju them se Italia është prezantuar vërtet shumë mirë, në sensin e masës. Së treti, çështja socialist apo i djathtë, për mua ka rëndësi më pak se pjesa njerëzore.

Kur një person është i vërtetë, kur një person thotë atë që mendon dhe mendon atë që thotë, kur një person kërkon t’i bëjë gjërat dhe pastaj mund të diskutohet se si i bën gjërat, është baza që ka rëndësi për një raport sepse në marrëdhëniet ndërkombëtare ne nuk mund të vendosim se kush zgjidhet në një vend tjetër nëse është i familjes sonë politike apo nëse është i një familjeje tjetër politike, por duhet të kërkojmë të bëjmë gjithmonë më të mirën e mundshme.

Sipas normës së gjykimit politik duhet të jetë më e vështirë për një të së djathtës të jetë afër një socialisti. Socialistët e kanë treguar gjithmonë që janë më fleksibël në çështjet e hapjes dhe të zemrës. Dhe kjo është një gjë e mirë për Xhorxhia edhe pse “La Repubblica” nuk do të jetë e kënaqur” – tha Rama.

Por njëri prej të pranishmëve në panel e ka pyetur Ramën se çfarë mendon për ndarjen e Melonit nga partneri i saj, Andrea Giambruno, i cili e shoqëroi Melonin gjatë pushimeve të saj në Vlorë.

“Unë jam rritur në një familje ku që shumë, shumë i vogël isha nën kujdesin e një gjysheje katolike. Dhe ajo më ka mësuar që i vogël një shprehje që në këto raste nuk mund ta harroj: “Kush nuk është mëkatar, të hedhë gurin e parë”. Unë nuk e mbaj veten për jo-mëkatar dhe kështu do të isha i rezervuar të jepja gjykime kur mes personash, apo çiftesh mes të martuarish apo bashkëjetuesish ndodhin këto gjera sepse pastaj nuk bën mirë të gjykosh. Dhe këtë e them pikërisht nga eksperienca ime” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI