Flash

E majta italiane: Rama dhe PS të përjashtohet nga Partitë Socialiste Europiane

Lapsi.al 9 November 2023
E majta italiane: Rama dhe PS të përjashtohet nga Partitë

"Edi Rama dhe Partia Socialiste jashtë Partive Socialiste Europiane", kështu shkruan media italiane La Repubblica që përcjell zërat e të  majtës italiane e cila është e irrituar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për të cilin thotë se "ka tradhëtuar vlerat e të majtës" duke pranuar të ngrejë një kamp për emigrantët afrikanë në Shqipëri.

Peppe Provenzano, një zyrtar i Partisë Demokratike të Italisë tha se do ta paraqesë kërkesën zyrtare të të majtës italiane në Malaga, Spanjë në takimin që do të kenë sot dhe nesër të majtët europianë. Do të jenë aty kryeministri Sançez i Spanjës, kancelari Olaf Sholz i Gjermanisë dhe Elly Schlein, sekretare e PD, zë i rëndësishëm i të majtës italiane.

Sipas PD-së italiane, depozitimi i refugjatëve afrikanë në Shqipër shkel të drejtën ndërkombëtare dhe është një vendim në shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Të majtët shpresojnë që përjashtimi i Ramës dhe i Partisë Socialiste nga Partitë Socialiste Europiane do të jetë i shpejtë, duke marrë si shembull largimin e kryeministrit sllovak Robert Fico, që u përjashtua brenda dy javësh nga PSE. "Për Ramën procedura duhet të jetë më e shpejtë" thotë Provenzano.

Përjashtimi i Partisë Socialiste nga Partitë Socialiste Europiane pritet të sjellë efekte edhe në procesin e Shqipërisë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Europian, shkruan La Repubblica.

Marrëveshja Rama-Meloni parashikon ngritjen e një kampi refugjatësh në Gjadër ku do të strehohen vetëm burrat mbi 18 vjeç. Në këtë kamp pritet të trajtohen rreth 36 mijë persona në vit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI