Flash

Mblidhet sot Kuvendi, opozita paralajmëron aksion tjetër në seancë

Lapsi.al 9 November 2023
Mblidhet sot Kuvendi, opozita paralajmëron aksion tjetër në

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sërish sot në seancë e njoftuar për në orën 10:00 pas një javë me tensione mes opozitës dhe mazhorancës. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama se prej një muaji nuk shkon në Parlament. Nga selia e Parlamentit në pritje të nisjes së seancën plenare, Berisha theksoi se Kushtetuta shkelet në vijimësi dhe se opozita është aty për ta mbrojtur.

“Ai ka një muaj që nuk hyn në Parlament. Nuk respekton Kushtetutën. Ne vlerësojmë pa diskutim progres raportin dhe konstatimin e tij se në këtë Parlament, Kushtetuta shkelet me të dyja këmbët. Dje Edi Rama bëri sikur paraqitej në interpelancë dhe sikur tani i doli papritmas ky problem. Edhe në hënë po u nis, në tokë do zbresë prapë dhe do të marrë atë që meriton”, thekson Berisha.

Ai u pyet nga gazetarët për deputetët socialistë që kanë mbërritur më herët se zakonisht në sallën e seancave plenare. “Le të mbërrijnë në më herët. Asgjë nuk ndalon veprimin tonë. Kur thuhet një aksion pa kthim, do të thotë do të kalojë në të gjitha stadet e veta deri në vendosjen e Kushtetutës”, shtoi ai.

Mazhoranca ka refuzuar ngritjen e Komisioneve hetimore, duke bërë që opozita të mos lejojë një aktivitet normal të punimeve në Kuvend. Kujtojmë se në seancën e fundit pati përplasje të forta mes deputetëve të opozitës me disa prej atyre të pozitës. Në shenjë protestë opozita ktheu karriget përmbys dhe bllokoi foltoren. Po ashtu deputetët e opozitës nuk kanë lejuar zhvillimin e asnjë mbledhjeje të Komisioneve në Kryesinë e Kuvendit, duke detyruar deputetët e mazhorancës që t'i zhvillojnë ato online.

Të këshilluara

Rakip Suli shkon sërish në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK. Vetë Suli ka deklaruar se sot është paraqitur për dorëzuar disa dokum...

14:08

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI