Flash

Kampet e refugjatëve, Balluku: Marrëveshja do kalojë në Parlament

Lapsi.al 9 November 2023
Kampet e refugjatëve, Balluku: Marrëveshja do kalojë në

Zv. kryeministrja Belinda Balluku tha se marrëveshja e firmosur me Italinë për refugjatët do të kalojë në parlament dhe nuk është në fazën përfundimtare.

Në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE, Soreca për publikimin e progres-raportit të KE për Shqipërinë, Balluku u shpreh se marrëveshja e firmosur nga kryeministri Rama është ndërkombëtare dhe transparente.

“Marrëveshja e firmosur nga kryeministri në Romë ka kaluar në qeveri të gjithë procesin e parashikuar dhe do të shkojë në parlamentin shqiptar për t’u ratifikuar, nuk e ka përfunduar rrugëtimin e saj.

Kryeministri ka bërë të qartë dhe askush nuk duhet të shqetësohet as për qëllimin dhe as kornizën juridike të saj pasi respekton të drejtën ndërkombëtare dhe detyrimin e palëve.

Nëse do të ishte një marrëveshje mes dy vendeve të BE do të ishte gjithçka normale. por ne jemi në solidaritet me Italinë.

Na vjen keq që ka politikanë shqiptarë që arrijnë deri në pikën që merren me ngjyrën e lëkurës së emigrantëve që do të strehohen këtu. Ne jemi popull që e kemi vuajtur emigrimin dhe e dimë që do të ishim në një situatë tjetër nëse nuk do të ishim shpëtuar nga Italia në vitet 90”, tha Balluku.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI