Flash

Emri/ Organizonte lojra fati në lokalin e tij në Fier, në pranga 20- vjeçari

Lapsi.al 9 November 2023
Emri/ Organizonte lojra fati në lokalin e tij në Fier, në pranga

Nga raportimet e policisë, bëhet me dije se shtetasi Jashar Hobeja, 20 vjeç, është arrestuar, për vënien e basteve sportive. Jashar Hobeja, banues në Fier, është kapur në flagrtancë, në lokalin e marrë me qira. I janë konstatuar disa llogari aktive në celularët e tij, për vënien e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Fier

Kishte përshtatur lokalin që administronte, për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, vihet në praga 20-vjeçari.

20-vjeçari u kap në flagrancë, me disa llogari aktive në 2 celularë, për vënien e basteve sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve në ambiente të ndryshme, për të verifikuar zbatimin e ligjit, si dhe të mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të vënies së lokalit, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Për këtë rast u arrestua shtetasi J. H., 20 vjeç, banues në Fier, pasi u kap në flagrancë, në lokalin e marrë me qira, në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, me disa llogari aktive në 2 celularët e tij, për vënien e basteve sportive.

2 celularët iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI