Flash

Dosja "Beleri"/ Zëdhënësi i qeverisë greke: Gjithçka ka dalë në dritë është shumë serioze

Lapsi.al 9 November 2023
Dosja "Beleri"/ Zëdhënësi i qeverisë greke:

Çështja “Beleri” mbetet përsëri lart në agjendën e qeverisë greke. Kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës në një intervistë telefonike në një prej kanaleve private të Greqisë ka denoncuar se dëshmitari kryesor në gjyqin ndaj tij ka pranuar se ka marrë para nga policia shqiptare, ndërsa ka kërkuar dhe ka dëshmuar me dyer të mbyllura me pretendimin se i kërcënohet jeta.

I pyetur për këtë ngjarje në konferencën për shtyp në mesditën e së enjtes zëdhënës i qeverisë ka theksuar se vetë kryeministri grek ka përsëritur se çështja e Fredi Belerit është e një rëndësie të madhe për Greqinë.

“Është çështje respektimi i të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Dhe gjithçka që ka dalë në dritë është sigurisht shumë serioze. Shumë serioze, para së gjithash, për vetë çështjen. Ne nuk jemi kompetent për të marrë një vendim, por ajo që u raportua dhe u dëgjua sigurisht ka një vlerë të madhe.“- shprehet zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis.

Pas publikimeve në mediat greke, edhe zëdhënësi i qeverisë i është referuar “progres-raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë ku mes çështjeve të tjera që trajtohen përmendet rasti i Fredi Belerit.

“Raporti që ju i referoheni justifikon qëndrimin grek. Dhe më lejoni t’ju kujtoj se qeveria, për shumë muaj, duke parë se çfarë po ndodhte me Fredi Beleris, e ngriti çështjen në të gjitha nivelet, edhe në Parlamentin Evropian dhe në Partinë Popullore Evropiane, edhe brenda dhe jashtë kufijve, dhe në nivel të Kryeministrit edhe në nivel të ministrave të Jashtëm . Kjo i jep të drejtë qëndrimit tonë se kemi ngritur dhe ngremë çështjen e respektimit të shtetit të së drejtës, e cila është një kusht themelor për të vazhduar çdo diskutim. Ne vazhdojmë, megjithatë, dhe e besojmë, sepse është e rëndësishme që kjo po fillon tani dhe po pranohet nga gjithnjë e më shumë raporte dhe nga shumë më tepër palë. Dhe shpresojmë për rezultatin më të mirë të mundshëm të shfajësimit të Fredi Belerit.”– shtoi ai.

Mediat greke kanë theksuar se raporti i KE pranon gjendjen e përgjithshme pozitive të marrëdhënieve Shqipëri- Greqi, por vë në dukje se të drejtat pronësore të minoritetit grek në Shqipëri mbeten një pikë diskutimi dhe se çështja Beleri përbën një burim tensionesh dypalëshe./TCH

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI