Flash

Braktisi fëmijën në bodrumin Yzberisht, arrestohet nëna 30-vjeçare

Lapsi.al 9 November 2023
Braktisi fëmijën në bodrumin Yzberisht, arrestohet nëna

Arrestohet nëna 30-vjeçare që braktisi fëmijën në bodrum. Ajo pretendon se është detyruar të fshehë shtatzëninë për shkak të opinionit publik dhe familjarëve pasi nuk ishte e martuar. Policia ka identifikuar dhe arrestuar nënën e foshnjës që u gjet e braktisur në bodrumin e pallatit në Yzberisht. Eglantina Isufi, 30 vjeç është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në komisariatin numër 6.

Ajo ka mohuar të jetë nëna e fëmijës, ndërsa policia ka vërtetuar dyshimet pas verifikimit të telefonave celularë. Në dëshminë e saj para efektivëve, Isufi ka thënë se nuk është e martuar dhe ky fëmijë ishte i pari që sillte në jetë. Ajo pretendon se është detyruar të fshehë shtatzëninë për shkak të opinionit publik dhe familjarëve pasi nuk ishte e martuar.

Grupi hetimor ka pasur dyshime se 30-vjeçarja e ka lindur foshnjën e vetme në garazhin e pallatit ku dhe më pas e ka braktisur dhe është kthyer në banesë, çfarë është konfirmuar nga vetë vajza. 30-vjeçarja nuk ka përmendur babanë e fëmijës dhe ka kërkuar të mos identifikohet dhe më pas është transportuar për në spital. Ajo akuzohet për braktisje të fëmijës.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI