Flash

Berisha sulmon Rea Xhillarin: Duket ëngjëll, por si shushunjë pi gjakun e shqiptarëve!

Lapsi.al 9 November 2023
Berisha sulmon Rea Xhillarin: Duket ëngjëll, por si shushunjë pi

Që pas 21 Tetorit, kur policia i arrestoi dhëndrin, Jamarbër Malltezin dhe trokiti në derën e shtëpisë së Sali Berishës, fjalori i këtij të fundit ndaj Edi Ramës është përshkallëzuar. Nga sulmet tanimë nuk përjashtohen as familjarët e Ramës, në veçanti vajza e familjes Rea Xhillari.

Sipas Berishës ajo ka fituar tendera publikë në kundërshtim me ligjin, pasi duke qenë pjesë e familjes Rama preket nga konflikti i interesit.

"Rivendosja e të drejtave kushtetuese dhe lejimi i krijimeve komisione hetimore parlamentare... Po nuk mund të pranojë Edi Rama dhe Linda Rama hetimin e Reas, sjelljen e vajzës që duket engjëll, por si shushunjë pi gjakun e shqiptarëve me tenderat që fiton me pushtetin e thjeshtrit.

A mund të ndodhë kjo? A mund të ndodhë që fëmija e kryeministrit të kalojë nga tenderi në tender? Kur Kushtetuta e ndalon, kur Kushtetuta i heq mandatin kryeministrit nëse familja e tij fiton nga fondet apo burimet të qeverisjes qendrore dhe lokale. Këtu po bëjmë për çdo qytetar, përveç lakejve dhe lëpirësve të Edi Ramës dhe qeverisë" tha Berisha në një intervistë për gazetarët në oborrin e parlamentit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI