Flash

Thyhet embargo e SHBA dhe BE/ Firmat serbe dërgojnë mallra teknologjike me përdorim të dyfishtë në Rusi

Lapsi.al 8 November 2023
Thyhet embargo e SHBA dhe BE/ Firmat serbe dërgojnë mallra

Kompanitë serbe po eksportojnë mallra me përdorim të dyfishtë në Rusi që janë shënjestruar nga sanksionet perëndimore për shkak të përdorimit të tyre në armatimet ruse të vendosura në Ukrainë.

Serbia thyen kështu embargon ndërkombëtare, edhe pse pas një premtimi nga presidenti Aleksandar Vuçiç se vendi i tij nuk do të shërbente si një kanal për anashkalimin e sanksioneve të SHBA dhe BE.

Mallrat me përdorim të dyfishtë mund të përdoren si për qëllime ushtarake ashtu edhe për ato civile dhe, ndër marrësit e këtyre eksporteve nga Serbia në Rusi është një furnizues IT i goditur nga sanksionet e SHBA-së në shtator. Sanksione këto që Uashingtoni i përshkroi si një përpjekje për të privuar presidentin rus Vladimir Putin “nga pajisjet, teknologjia dhe shërbimet që i nevojiten për të zhvilluar luftën e tij barbare në Ukrainë”, thuhet në një hetim të ri nga Shërbimi Ballkanik, i Radio Evropa e Lirë.

Të dhënat doganore nga bazat e të dhënave të tregtisë ndërkombëtare të analizuara nga Radio Evropa e Lirë tregojnë se kompanitë serbe kanë dërguar të paktën 71.1 milionë dollarë mallra të sanksionuara me përdorim të dyfishtë në Rusi që kur Putini filloi një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Dërgesat e analizuara nga gazetarët përfshijnë llojet e elektronikës dhe pajisjeve të tjera të kategorizuara si me “përparësi të lartë” nga Shtetet e Bashkuara dhe BE për shkak të përdorimit të tyre në armatimet ruse, të gjetura nga fushat e betejës ukrainase.

Që nga pushtimi i shkurtit 2022, Uashingtoni dhe Brukseli kanë kërkuar të kufizojnë aksesin e Kremlinit në komponentët perëndimorë të përdorur në pajisjet ushtarake ruse duke ushtruar presion mbi qeveritë që të shtypin rrjedhën e një teknologjie të tillë në Rusi përmes vendeve të tyre.

Pavarësisht thirrjeve nga Brukseli për të harmonizuar politikat e saj me BE-në, Serbia ka ruajtur lidhjet e saj të ngushta historikisht me Moskën gjatë gjithë konfliktit dhe mbetet një nga qeveritë e pakta evropiane që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për agresionin e saj në Ukrainë.

Zyra e Vuçiçit nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi dërgesat serbe të teknologjisë së sanksionuar me përdorim të dyfishtë në Rusi.

Radio Evropa e Lirë i dërgoi pyetje qeverisë së Serbisë dhe Ministrisë së Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme duke pyetur se si kryhen kontrollet e eksportit në këtë teknologji dhe nëse dikush është ndëshkuar për anashkalimin e sanksioneve të mundshme, por nuk ka marrë përgjigje në kohë për publikim./REL

Të këshilluara

Fronti i Dytë i Rusisë në Evropë

Në fund të shtatorit, Serbia vendosi armë të avancuara në kufirin e saj me Kosovën, në atë që përbënte një nga grumbullimet më të mëdha ushtarake serbe që nga f...

16:00

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI