Flash

Sky News: Meloni planifikon vizitë në Tiranë, kampi i parë duhet të hapet në maj 2024

Lapsi.al 8 November 2023
Sky News: Meloni planifikon vizitë në Tiranë, kampi i parë

Prestigjiozja britanike Sky News i ka dedikuar një artikull marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për frenimin e flukseve të migracionit, duke e krahasuar me panin e Mbretërisë së Bashkuar për të çuar refugjatët e paligjshëm në Ruanda.

Sipas Sky News, marrëveshja Itali-Shqipëri është shumë më pak radikale sesa plani i Britanisë.

Artikulli i Sky News:

Marrëveshja italiane, e shpallur nga kryeministri Giorgia Meloni së bashku me liderin shqiptar Edi Rama, tha se deri në 3,000 azilkërkues mund të dërgohen në Shqipëri çdo muaj, pasi janë shpëtuar fillimisht nga anijet italiane, si rojet bregdetare apo policia.

Njoftimi dështoi t’u përgjigjej pyetjeve kryesore; të tilla si çfarë do të ndodhte me njerëzit pasi të vendoseshin kërkesat e tyre për azil? Por dokumentet e brendshme që kemi parë tani u përgjigjen këtyre pyetjeve.

Ata e bëjnë të qartë se, ndryshe nga plani i Mbretërisë së Bashkuar për Ruandën, marrëveshja e përbashkët mbulon vetëm periudhën gjatë së cilës po shqyrtohen aplikimet e tyre dhe një periudhë të shkurtër më pas.

Nëse një emigranti i jepet azil, atëherë personi do të dërgohej në Itali për të filluar një jetë të re.

Plani i Mbretërisë së Bashkuar, në të kundërt, përcakton që një azilkërkues i suksesshëm do të detyrohej të qëndronte në Ruandë.

Marrëveshja e Italisë me Shqipërinë thotë gjithashtu se nëse rezulton e pamundur të dërgohet dikë në vendin e origjinës, atëherë ata do të kthehen sërish në Itali pas një periudhe të caktuar kohe, që besohet të jetë 40 ditë.

Marrëveshja u ra dakord drejtpërdrejt mes Melonit dhe Ramës.

Dy zëvendëskryeministrat e Italisë, Antonio Tajani dhe Matteo Salvini, nuk ishin në dijeni të marrëveshjes deri pak para shpalljes së saj.

Italia do të paguajë për ndërtimin e qendrave të përpunimit dhe gjithashtu do të ndajë një fond prej 100 milion € për të mbuluar çdo kosto që Shqipëria mund të ketë.

Është rënë dakord që numri i përgjithshëm i emigrantëve të strehuar në këto qendra të mos shkojë mbi 3000.

Dokumenti i marrëveshjes bën gjithashtu të qartë se synon të promovojë “bashkëpunimin dypalësh në të gjithë sektorët” në dritën e “aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

Shqipëria është një vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE, pasi ka aplikuar për herë të parë në vitin 2009.

BE-ja ka kërkuar më shumë detaje për planin për dërgimin e emigrantëve në Shqipëri, pas pyetjeve nëse ai respekton ligjin evropian.

Meloni thuhet se po planifikon të udhëtojë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, në pranverë dhe dëshiron që kampi i parë të hapet në maj 2024, pak para zgjedhjeve evropiane.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Durrës

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme aksin rrugor Fllak-Bisht Kamëz. Mësohet se një makinë ka përplaur një 57-vjeçar që lëvizte me biçikletë. Nga përplasja e r...

18:55

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI