Flash

Rakip Suli del nga SPAK: Kam bërë punë titanike në Kamës, akuzat janë shpifje

Lapsi.al 8 November 2023
Rakip Suli del nga SPAK: Kam bërë punë titanike në

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme dhe para gazetarëve i ka cilësuar shpifje akuzat që janë ngritur ndaj tij.

“Për mua janë shpifje dhe nuk përbaltet puna titanike e Bashkisë Kamëz. Qëllimi ishte sot për të bërë transparencë për çdo qindarkë që investohet bëhet për banorët e Bashkisë së Kamzës. Ata më votuan dhe më besuan më 14 maj”, tha Suli.

Rakip Suli është nën hetim për abuzim me fondet për tërmetin. Kryebashkiaku i Kamzës u paraqit për herë të parë në SPAK më 6 nëntor për t’u marrë në pyetje në lidhje me akuzat.

Pas marrjes në pyetje nga Prokuroria e Posaçme, ai deklaroi se është fat që erdhi kjo ditë, ku çdo person jep llogari para drejtësisë.

“Të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet, sepse po jep shpresë tek shqiptarët.

Fati që erdhi sot kjo ditë, që çdo person vjen të japë llogari. Më lini të vazhdoj punën time në shërbim të qytetarëve. Sa herë do të duan do të vijnë”, tha Rakip Suli më 6 nëntor.

Ndaj Rakipit Sulit dhe zyrtarëve të tjerë, SPAK po kryen hetimet për disa vepra penale, siç janë “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

Të këshilluara

Përmbytjet, probleme në Kavajë dhe Fier

Belinda Balluku ka raportuar mbi situatën për shkak të motit. Ajo thote se aktualisht janë 18 fidera jashtë funksionit, ku momentalisht problem paraqitet zona e...

16:53

41 gazetarë të vrarë në 1 muaj në Gaza

41 gazetarë janë vrarë në luftën që vazhdon që nga 7 tetori midis Izraelit dhe grupit ekstremist palestinez, Hamas. "Më shumë se një gazetar në ditë" – vërejnë ...

23:26

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI