Flash

Pakti Rama-Meloni për emigrantët, Varhely: Po e analizojmë, model interesant

Lapsi.al 8 November 2023
Pakti Rama-Meloni për emigrantët, Varhely: Po e analizojmë, model

Komisioneri per Zgjerimin, Oliver Varhely u përgjigjet eurodeputetëve italianë në Komisionin e Jashtëm të PE për marrëveshjen e emigrantëve Itali-Shqipëri.

Ai është shprehur se po e analizojnë si rast pasi ju duket një model interesant. Ai shton se çdo lloj bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë për sigurinë për Europën duhet vlerësuar dhe se janë të gatshëm të kontribuojmë”

“Po analizojmë marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e flukseve migratore, është një model interesant. Tashmë ka një bashkëpunim të mirë të sigurisë mes Shqipërisë dhe Italisë, për shembull përpjekjet e mëdha të Policisë Financiare në vitet 2020 dhe 2021 që ndryshuan realitetin në terren. Kështu që unë besoj se çdo lloj bashkëpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë për sigurinë për Europën duhet vlerësuar dhe ne jemi të gatshëm të kontribuojmë”- tha ai.

Ditën e djeshme u publikua marrëveshja e plotë mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për emigrantët.

Në këtë marr veshje përcakohet se shteti fqinj do të marr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse të cilat parashikohen të ngrihen në Shëngjin dhe në Gjadër.

Në nenin 4 theksohet se Italia ngre tërësisht me shpenzimet e saj, strukturat për qëndrimin e emigrantëve. Kufiri maksimal i pritjes së të huajve do të jetë jo më shumë se 3 mijë persona të strehuar në të njëjtën kohë.

Gjithashtu Italia do të përballojë çdo shpenzim për të strehuarit, duke përfshirë kostot e kujdesit shëndetësor dhe tjetër të parashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare.

Në dokumentin e firmosur zyrtarisht nga Rama dhe Meloni të hënën në Romë përcaktohet se afati maksimal i qëndrimit të një emigranti nuk mund të jetë më i madh se koha e nevojshme për procedurat e azilit dhe mbrojtjes, pra jo më shumë se 45 ditë.

Protokolli do të mbetet në fuqi për 5 vjet. Me përjashtim të rasteve kur njëra nga palët i komunikon me paralajmërim të paktën gjashtë muaj përpara afatit të përfundimit qëllimin e saj për të mos e rinovuar këtë protokoll, ky i fundit do të rinovohet në formë të heshtur për një periudhë tjetër 5-vjeçare.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Durrës

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme aksin rrugor Fllak-Bisht Kamëz. Mësohet se një makinë ka përplaur një 57-vjeçar që lëvizte me biçikletë. Nga përplasja e r...

18:55

Mbyllet bypassi i Vlorës

Autoriteti Rrugor njofton se në Bypass-in e Vlorës do të kryhen punimet për rivitalizimin dhe mbrojtjen e skarpatave nga rënia e gurëve Për kryerjen e këtyre...

17:08

Përmbytjet, probleme në Kavajë dhe Fier

Belinda Balluku ka raportuar mbi situatën për shkak të motit. Ajo thote se aktualisht janë 18 fidera jashtë funksionit, ku momentalisht problem paraqitet zona e...

16:53

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI