Flash

"Moj sharabajgë”/ Dalin pamjet kur edukatorja i thyen këmbën 3-vjeçares në kopsht

Lapsi.al 8 November 2023
"Moj sharabajgë”/ Dalin pamjet kur edukatorja i thyen

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan i është rikthyer ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik për një vajzë të vogël 3-vjeçare që u dhunua në një kopsht privat në kryeqytet në mënyrë të tillë që u çua me këmbë të thyer në Spitalin e Traumës.  I ati i vajzës 3-vjeçare ka treguar në mënyrë kronologjike edhe njëherë si u trajtua rasti i thyerjes së këmbës të së bijës nga instancat përkatëse.

"Shkuam rreth orës 4 e gjysmë. Mjeku që e trajtoi, di vetëm emrin, quhej Juli. Pasi bëmë grafinë, na mori të dy si prindër me gjithë vajzën na çoi në një dhomë tjetër që ishte për konsulta dhe na tha që vajza ka thyer në gjendje të rëndë këmbën.

Doktori nuk shprehu interes  për të kërkuar një shpjegim apo investigim. Pasi hymë brenda pamë grafinë, nuk erdhi njeri të na pyeste pasi ishte një emergjencë që duhej të shihnim se çfarë kishte ndodhur.

Pasi ikëm tek salla tjetër që zbardhnim grafinë në ekran, nga sa morëm vesh nga mbrapa, një oficer kishte ndaluar zonjën drejtoreshë me gjithë të shoqin e saj duke e pyetur se çfarë ka ndodhur. Zonja, mesa morëm vesh ne, kishte thënë që “jemi të afërmit, nuk ka ndodhur gjë, një aksident i vogël”.  Ai kishte marrë dëshminë që ishte një rast familjar që ka ndodhur. Nuk erdhi të pyeste njeri. Ngeli tamam një enigmë" - tha babai.

Edukatorja Majlinda Dehima ka thënë para uniformave blu se mendonte që vajza e ka lënduar këmbën tek hapësirat e krevatit, por në fakt e vërteta është krejtësisht ndryshe dhe këtë e vërtetojnë pamjet e fundit të siguruara nga emisioni investigativ “Stop”.

"Kam goditur me vizore vetëm tek karrigia për t’i tërhequr vëmendjen vajzës për në mësim. Rreth orës 15 e 3 minuta, vajza ka nisur të qajë dhe pas kontrollit që i kam bërë, kam parë që këmba ka qenë e enjtur. Më pas, njoftova menjëherë drejtoreshën e kopshtit. Mendoj që vajza e ka lënduar këmbën tek hapësirat e krevatit” - ka thënë edukatorja. 

“Stop” siguroi pamjet e plota filmike ku tregohet qartë sesi vajza dhunohet nga edukatorja, Majlinda Dehima deri në thyerjen e këmbës. Në materialin filmik dëgjohet zhurma e thyerjes, qarja e vajzës dhe të sharat e edukatores nga të miturës.

ORA 13:46 – Vajza qan

Edukatorja 1: Pusho moj… Ua… Ku je ktu mi?!

ORA 13:47 – Futet edukatorja Majlinda Dehima – Dëgjohen goditje

Edukatorja 2, Majlinda Dehima: Çfarë bën ti mi?! Çfarë bën ti mi?! Hë çfarë bën? Çfarë bën mi?! Pse ta kemi ty qefin ne mëngjes, drekë e darkë? Sharabajgë Hiqe moj këmbën këtu, hiqe këmbën, hiqe këmbën.

ORA 13:47 – Dëgjohet kërcitje, vajza fillon të qajë pa pushim

Edukatorja 2, Majlinda Dehima: Jo, jo… Padashje…

Të qarat vazhdojnë deri në orën 15:12 kur vajza bëhet gati për të dalë nga kopshti. /Marrë nga Tv Klan.al

https://youtu.be/2EChOS7RPnY?si=g3uykGBxMAIB__C0&t=773

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Durrës

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme aksin rrugor Fllak-Bisht Kamëz. Mësohet se një makinë ka përplaur një 57-vjeçar që lëvizte me biçikletë. Nga përplasja e r...

18:55

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI