Flash

"Pabesi e turpshme!" Aktori Gentian Zenelaj kundër refugjatëve afrikanë në Shëngjin

Lapsi.al 7 November 2023
"Pabesi e turpshme!" Aktori Gentian Zenelaj kundër

Aktori Gentian Zenelaj ka reaguar gjatë ditës së sotme pas marrëveshjes së Ramës me Kryeministren e Italisë Meloni që Shëngjini të kthehet në një port refugjatësh.

“A mendohet për ato qindra biznese që jetojnë me turizmin dhe shpresojnë të bëhet me mire. Sigurisht që nuk do bëhet më mire. Sepse vetë siguria e portit dhe prioritetet e tij do transformohen”, shkruan aktori në një postim ne rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

"Ta kthesh portin e Shengjinit në port emigrantesh në një kohë kur ky port dhe vetë qyteti i Shengjinit ka nevojë të hershme të kthehet në një port i mirefilltë turistik është pabesi e turpshme. Një qytezë që është përpëlitur që nga viti 1991 me emigrimet masive, me shkatërrimet e 1997 dhe me lënien sistematikisht jashtë vemendjes së pushtetit qëndror.

3 orë të duhen të mbërrish nga Tirana në Shengjin në kulmin e sezonit turistik. 3 orë për 60 km rrugë. A mendohet për ato qindra biznese që jetojne me turizmin dhe shpresojnë të bëhet me mirë. Sigurisht që nuk do bëhet më mirë. Sepse vetë siguria e portit dhe prioritetet e tij do transformohen. Mjafton të shikosh pamjet nga porte të tilla në Itali dhe Greqi. Skandaloze."

Të këshilluara

Ilir Kulla merret në pyetje nga SPAK

Ish-këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Teksa ka qenë duke u futur në ambientet e SPAK, Kulla ka thë...

15:59

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI