Flash

Rama godet studentët e mjekësisë: Të vësh duart në kokë. Ta kenë për nder të kthejnë investimin në Shqipëri

Lapsi.al 7 November 2023
Rama godet studentët e mjekësisë: Të vësh duart në

Në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së në Durrës, Edi Rama është ndalur te çështja e studentëve të mjekësisë, për të cilët tha se kostoja që paguajnë për studimet sot në Shqipëri është sa 1/16 e kostos, ndërsa shtoi se kjo e fundit është “thuajse zero”.

Kreu i qeverisë e cilësoi këtë si një rast “për të vënë duart në kokë”. Ai shtoi më tej se taksapaguesit shqiptarë nuk mund të financojnë sistemin mjekësor gjerman, ndaj edhe është marrë vendimi për mbajtjen e diplomave të mjekësisë.

Sipas tij mjekët e rinj duhet “ta kenë për nder” të kthejnë investimin e taksapaguesve shqiptarë në vend pas studimeve të tyre.

“I keni parë ata të mjekësisë. Kostoja e studimeve të mjekësisë në Shqipëri është 1/16 e kostos reale dhe nuk ka asnjë krahasim me koston e studimeve në Gjermani. Nuk ka fare. Një nga arsyet që sot në Gjermani ka një problem me mjekët, është kostoja e lartë e studimeve. Për çfarë arsye të gjithë ju, se nuk ka ndonjë student që do studime me kosto thuajse zero, të marrë diplomë për faktin se kostoja reale mbulohet nga taksat tuaja, duan të ikin në Gjermani direkt. Për kë paguan taksa populli shqiptar, për sistemin shëndetësor gjerman? Kjo është të vësh duart në kokë!

Kemi një sistem si magjistratura dhe është e qartë që kush shkon aty është i detyruar pas shkollës të punojë këtu për "x" vite. Si mundet ne të financojmë studimet, ku Gjermania merr mjekë nga të mundet, në financojmë me tarifë qesharake fare sistemin shëndetësor gjerman? Pse? Ndërkohë që një shtet paguan universitetin, mbulon kostot, u jep mundësi studentëve të studiojnë që t’i përgjigjet qytetarëve të vetë kur kanë nevojë. Atëherë ne shumë thjesht morëm vendimin. Nuk e ndalojmë njeri të ikë, por nëse duan duhet të paguajnë tarifën që sërish nuk është e plota.

Paguaje tarifën tjetër, mos i rri në kurriz taksapaguesve shqiptarë dhe ik në Gjermani. Por nëse merr diplomën dhe nuk paguan ke detyrimin të rrish, jo 5 vjet, as 20, por nga 1-2 deri në 5 vjet t’ua kthesh këtu investimin që kanë bërë tek ti. Ku jemi këtu? Nuk jemi në kohëra normale, sepse gjithë Evropa është turrur për “mish njeriu”, sepse kudo ka nevojë për krahë pune. Konkurrenca më e madhe do jetë kush të kapë krahët e punës. Ta kenë për nder kthimin e investimit te qytetarët e tyre. Ta kenë për nder”, u shpreh Rama.

Shikoni këtë material të përgatitur nga gazetari Arbër Kaceli për protestat e studentëve të mjekësisë: 

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos  

Të këshilluara

Ilir Kulla merret në pyetje nga SPAK

Ish-këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Teksa ka qenë duke u futur në ambientet e SPAK, Kulla ka thë...

15:59

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI