Flash

Qytetarja i “pret rrugën” Berishës: Vetëm ty dhe Ramën nga mëngjesi në darke ju shikojmë në televizor

Lapsi.al 7 November 2023
Qytetarja i “pret rrugën” Berishës: Vetëm ty dhe

Teksa ish-kryeministri Sali Berisha po mbante një komunikim me gazetarët, pranë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit ishte një qytetare, e cila i “preu rrugën”.

Ajo iu drejtua ish-kryeministrit duke thënë se nuk e dimë kush na përfaqëson, pasi nga mëngjesi deri në darkë në televizor del vetëm Rama dhe Berisha.

Berisha: Nëse je gazetare rri këtu dhe bëj pyetje, po nuk je gazetare, shko në zyrë dhe të pres atje.

Qytetarja: Zoti Berisha, unë nuk e di kush në përfaqëson në parlament. Ne kemi halle. Në televizor ju shikojmë vetëm juve dhe Edi Ramën nga mëngjesi deri në darkë.

Berisha: Hajde dhe ti dil ne televizor, unë nuk kam kundërshtim

Qytetarja: Këtu ka shkelje ligjore qysh nga Presidenca, kryeministri, ministrat.

Berisha: Unë të besoj, por nuk e zgjidhim dot këtu.

Qytetarja: Nuk di kë të takoj

Berisha: Unë nuk jam presidenti, unë jam Sali Berisha. Jam i gatshëm të shqyrtoj hallin tuaj brenda mundësive të mia… unë thashë se kishe ndonjë hall personal familjar, për këto shko futu në ndonjë parti

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI