Flash

Mediat greke: Marrëveshja për refugjatët hap debat në Shqipëri

Lapsi.al 7 November 2023
Mediat greke: Marrëveshja për refugjatët hap debat në

Nënshkrimi ditën e djeshme në Romë nga kryeministrat Giorgia Meloni dhe Edi Rama i një marrëveshjeje që parashikon ndërtimin e kampeve në Shqipëri për emigrantët afrikanë që mbërrijnë në Itali po shkakton reagime të forta në Shqipëri, shkruajnë mediat greke.

Marrëveshja parashikon dy kampe të mëdha me një kapacitet total prej 36 mijë personash në qytetet bregdetare të Shqipërisë veriperëndimore, Lezhë dhe Shëngjin, që do të funksionojnë pranverën e ardhshme.

Siç deklaroi kryeministrja italiane, kampet do të jenë nën juridiksionin dhe administrimin italian dhe do të bëhet regjistrimi dhe menaxhimi i mëtejshëm i emigrantëve.

Kryeministri shqiptar Edi Rama e justifikoi nënshkrimin e marrëveshjes si plotësimin e borxhit të Shqipërisë ndaj Italisë, e cila priti mijëra emigrantë shqiptarë në eksodin e madh të shqiptarëve pas rënies së regjimit komunist në 1991.

Nënshkrimi i marrëveshjes u raportua nga mediat italiane dhe shkaktoi reagime të ashpra në Shqipëri, ku opozita kërkon një konferencë të menjëhershme në Parlament nga kryeministri Edi Rama. Marrëveshja ka dominuar në debatin publik që prej ditës së djeshme dhe mediat shqiptare kanë shënuar reagime dhe protesta të forta negative.

Kryeministri Edi Rama nënshkroi një ditë më parë marrëveshje me Italinë për të strehuar emigrantët e vendeve të treta në Shqipëri. Kjo marrëveshje është në favor të Italisë, për shkak të mbi ngarkesës që vendi fqinj ka. Në marrëveshje theksohet se emigrantët do të strehohen në Shëngjin, duke nisur nga pranvera e vitit 2024. Ndërkohë që Rama dhe Meloni u treguan të rezervuar në lidhje me detajet e kësaj marrëveshjeje, mediat italiane kanë publikuar detaje thelbësore. Fillimisht ideja për këtë marrëveshje ka ardhur gjatë pushimeve të Melonit në Shqipëri, ku të dy kryeministrat kanë rënë dakord në parim. Por sipas burimeve të Corriere, Italia nuk do t'i jap fonde shtesë vendin tonë për emigrantët e shpëtuar. Marrëveshja nuk do të zbatohet për emigrantët që mbërrijnë në brigjet dhe territorin italian, por vetëm për ata që shpëtohen në det, me përjashtim të të miturve, grave shtatzëna dhe subjekteve vulnerabël.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të martë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot monedha euro do të blihet me 104.6 lekë dhe do të shitet me 105.3 lekë. Një dollar amerikan do të blihet me 97.4 lekë ...

08:30

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI