Flash

Lubonja: Marrëveshja me Italinë është flluskë dhe nuk do të zbatohet

Lapsi.al 7 November 2023
Lubonja: Marrëveshja me Italinë është flluskë dhe nuk

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se marrëveshja me Italinë për ngritjen e dy kampeve të emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër, nuk do të ndodhë dhe se gjithçka do të zhduket si flluskë. Përmes një lidhjeje skype për emisionin "Open" në News24, Lubonja tha se Shqipëria nuk mund të bëhet instrument i shkeljes së të drejtave të njeriut. Ai dha një variant, duke cituar mediat italiane, se Meloni i ka premtuar Ramës se do ta ndihmojë për t’u futur Shqipëria në BE.

“E shoh që e merrni me shumë dramacitet këtë temë. Sapo kisha mbaruar së ndjekuri një emision në Itali që merret me këtë temë. (Marco) Travalio qeshte me të madhe, kur përshkruante se si policët italianë do të duhej të vinin me avionë këtu. Është një gjë që nuk do të ketë realizim. Është thjesht një flluskë.

Edhe Renzi, mik i Ramës kur e pyetën tha: "Kjo është një flluskë". Sensi i borxhit nuk ka lidhje fare. Ai i thotë këto, por mua më morën gazetarë që më kërkuan opinion dhe thanë; "se si harroi ai që shqiptarët u mbyllën në stadium", apo për emigrantët që thonin; "t’i mbysim më mirë në det". Ky është një nonsens, që ky na e bën përsëri.

Këtu në Itali ka një problem që kanë gjetur dy argumente, që për Shqipërinë është tmerr; kjo është "politikë deterrence", që përdoret për bombën bërthamore, që ti të kesh frikë. Shqipëria po përdoret si deterrencë. Këta emigrantë që do të marrin anijen, do të mendohen dy herë, dhe s’do të duan të vinë, se e dinë se s’do të shkojnë në Itali. Përdoret Shqipëria për t’i trembur.

Thonë se e ka bërë Rama se e i ka premtuar Meloni që ta ndihmoj që të hyjë në BE. Por këtë se ka Meloni në dorë. Ky njeri ka një problem (Rama), kërkon që të legjitimohet. I ble intelektualët, fton këdo që të pastrojë paratë e pista. Ai ka bërë mbi të gjitha politika që të ketë legjitimitet nga ndërkombëtarët. Shqipëria nuk mund të bëhet instrument i shkeljes së të drejtave të njeriut, të drejtave të atyre njerëzve, nuk mund të marrë këtë njollë”, - tha Lubonja. /Marrë nga BW

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, plagosen dy të rinj

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Unazën e Madhe” pranë Astirit, ku raportohet për dy të rinj të plagosur. Dy të rinjtë që udhëtonin me mo...

20:48

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI