"Një Guantanamo në Shqipëri". "Europa skeptike". "Një shkelje e ligjeve të BE për emigracionin". "Kontratë për importimin e qënieve njerëzore"... Shumë nga këto togfjalësha kanë zënë vend në titujt dhe shkrimet e shtypit italian, pas njoftimit të marëveshjes mes Georgia Meloni dhe Edi Ramës, që parashikon strehimin e mbi 36 mijë refugjatëve të kapur në det nga anijet italiane brenda një viti, në Shëngjin dhe në Gjadër. Poërpos artikujve shpjegues me detajet e marëveshjes faqet e gazetave janë bombarduar me një sërë shkrimesh me citime nga Brukseli, opozita italiane dhe organizatat joqeveritare për mbrojtjen e emigrantëve. Lapsi.al ka lexuar dhe përzgjedhur vështrimet më të forta kritike nw mediat e përtej Adriatikut.
Lexo me tej:
Andi Bushati: Shqipëria si “modeli Ruanda”, Rama si Pol Kagame
Në një koment të vendosur në ballinën e gazetës së qëndërs së majtë "La Repubblica", të titulluar "Lëvizja e paturpshme e Edi Ramës", shkruar nga Andrea Bonanni thuhet se "Meloni e vënë me shpatulla për muri (nga mospërballimi i fluksit emigrator-shënim i Lapsi.al) pranoi komaradaren e ofruar nga Edi Rama". Në koment vazhdohet me idenë e rrezikshme se kjo lëvizje mund ta shndërrojë Shqipërinë një një pik të rezikshme për flukset emigratore drejt vendeve të BE-së: "Meloni i transferoi pjesërisht dështimet e qeverisë së saj drejt Shqipërisë. Kjo nuk do të ndodhë vetëm nëse autoritetet e Tiranës do të mërrin përsipër ti ndalojnë emigrantët ilegalë të dalin nga kapet italiane, për të vazhduar fluksin drejt kufijve të BE, duke ndërmarrë rrugën Ballkanike që është edhe sot më e rrahur se ajo e Mesdheut" shkruan Andrea Bonanni. Autori arrin në përfundimin, se "nëse qëndrat e pritjes së emigrantëve nuk kthehen në kampe të vërtetë përqëndrimi, tapa e Shqipërisë nuk do arrijë dot ta mbyllë vrimën italiane".
Rama i bën qokë Melonit/ Refugjatët e Italisë kampe në Shëngjin dhe Gjadër
Po në gazetën "La Repubblica" hidhet dyshimi se BE po e vëzhgon Italinë me frikën se kjo marëveshje mund të shkelë të drejtën për azil. Madje ky është edhe titulli i një shkrimi ku thuhet se kryeministrja Meloni ka marrë për bazë për marëveshjen me Ramën atë që ka nënshkruar Britania e Madhe me diktatorin Ruandez Pol Kagame. Por as Londra dhe as Ruanda nuk bëjnë më pjesë në klubin e të 27-ëve. Dhe nisur nga kjo komisioneria e çështjeve të brendëshme në Bruksel, Ylva Johanson e ka konsideruar këtë tip marëveshjeje "të pa denjë dhe inhumane". Gjithashtu artikulli përmend se Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, e ka dënuar më parë (2012) Italinë për një rast të ngjashëm. Po në të njëjtën gazetë gjendet një tjetër artikull që e konsideron marëveshjen një monstruozitet juridik. "Akordi bilateral me Shqipërinë, nga çdo anë që ta shikosh, është një mostruozitet juridik që dhunon ligjet italiane dhe konventat ndërkombëtare duke u mbështetur mbi një ekteritorialitet që nuk parashikohet në asnjë ligj" shkruan gazetarja Alessandra Ziniti.
Në një tjetër gazetë, "Il Manifesto" ka dhënë intervistë një avokat i njohur i mbrojtjes të të drejtave të emigrantëve. Maurizio Veglio e konsideron marrëveshjen si "një turpërim për të drejtën e azilkërkuesve". "Po kalojmë nga fiksioni tek ndalimi real i hyrjeve për ata që kërkojnë mbrojtje. Në pikëpamjen teknike juridike, problemi është se si mund të garantohet në një territor që nuk është italian, aplikimi i ligjeev tona"- thotë ai?
Qesharake/ Rama para dy vitesh: Asnjëherë kampe refugjatësh në Shqipëri(VIDEO)
Shtypi italian ka raportuar gjërësisht edhe deklaratat e opozitës së këtij vendi që e ka krahasuar me kampin famëkeq të Guantanamos atë që do bëhet në Shqipëri.
Elly Schlein liderja e partisë demokratike të majtë në opozitë ka folur menjëherë kundër marrëveshjes për emigrantët e nënshkruar dje me Shqipërinë. “Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët është në kundërshtim të hapur me rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të ligjit europian. Giorgia Meloni do të bëjë gjithçka për të shmangur atë që duhet bërë, për të bindur aleatët e saj nacionalistë evropianë që të ndajnë peshën e pritjes së emigrantëve dhe të mos e lënë Italinë vetëm”, tha Schlein për Radio Capital.
Ndërsa Riccardo Magi, sekretari i +Europa u shpreh me tone të forta për protokollin me Tiranën: “Guantanamo italiane, ku nuk do të ketë mundësi të kontrollohet gjendja e paraburgimit të personave të mbyllur, është një marrëveshje e paligjshme, pasi ne nuk mund të transportojmë njerëzit e shpëtuar në det jashtë BE-së”.
Në mediat italiane ka zënë gjërësisht vend edhe një lajm i agjensisë Reuters ku vërehet se Edi Rama i pranoi ekstremistëve të djathtë të Melonit një deal që asnjë vend afrikan nuk kishte pranuar ta nënshkruante: "Partia e djathtë e djathtë e Melonit, Vëllezërit e Italisë, ka kërkuar prej kohësh që objekte të tilla të ngrihen jashtë Bashkimit Europian, duke propozuar për shembull Afrikën e Veriut, por asnjë vend nga ai rajon nuk e pati pranuar".
Nga ana e saj gazeta e referencës "Corriere della sera" ngre pikpyetje për pikat e errëta të marëveshjes, si kujt do i takojnë sovraniteti mbi kampet e refugjatëve, cila polici do të bëjë patrullimin për ruajtjen e tyre, cilët prokurorë apo gjyqtarë do të shpyrtojnë kryerjen e një krimi brenda kampit, apo jashtë tij. Nisur nga këto dilema gazeta hedh hipotezën se në muajt e ardhshëm mund të flitet edhe për një lloj ekstrateritoritorialiteti për zonat e porti të Shëngjinit dhe Gjadrit.
Lexoi dhe përmblodhi T. Çela/Lapsi.al