Flash

Hyn në kishë duke bërtitur “Allahu Akbar” ndërron jetë 39-vjeçarja shqiptare

Lapsi.al 7 November 2023
Hyn në kishë duke bërtitur “Allahu Akbar”

Autopsia e cila është zhvilluar të hënën në Pavia do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes së shqiptares Marinela Murati. 39 vjeçarja e njohur nga shërbimet sociale për probleme mendore dhe të sjelljes, ndërroi jetë të premten pak pas shtrimit në spital. Ajo kishte hyrë në një kishë ku po zhvillohej një ceremoni mortore dhe në një gjendje të dukshme emocionale thirri "Allah Akbar" (Allahu është i madh, red.).

Ajo ishte rrëzuar në tokë kur policët lokalë ndërhynë me kërkesë të të pranishmëve që ajo të qetësohej. Gruaja u dërgua në urgjencën e spitalit Vigevano dhe ndërroi jetë pak më pas. Të hënën në Prokurorinë Publike të Pavias u dëgjuan dëshmitarët e parë të asaj që ndodhi. Organet e drejtësisë duhet të verifikojnë të gjitha shkaqet dhe pasojat e veprimeve.

Autopsia gjithashtu do të duhet të përcaktojë nëse gruaja kishte marrë ilaçe apo substanca dhe nëse gjendja e agjitacionit ekstrem në të cilën ajo u gjend mund të kishte të ishte shkak. Nën hetim janë edhe efektivët e policisë dhe veprimet e tyre.

Gjithçka ndodhi në mesditë kur në kishën që qëndron pas zonës së varrezave. Hyrja e gruas, e cila dihej se vuante nga probleme mendore, i ka habitur të gjithë. Ajo ishte shumë e shqetësuar dhe filloi të bërtiste.

"Ajo ishte e mërzitur - tha prifti - askush nga ne nuk dinte se çfarë të bënte". Disa nga të pranishmit kërkuan ndërhyrjen e policisë. Një patrullë e policisë lokale mbërriti në vendngjarje. Në momentin që oficerët po përpiqeshin ta qetësonin, 39-vjeçarja u rrëzua. Ambulanca erdhi shumë shpejt dhe brenda pak minutash gruaja u dërgua në urgjencë ku ajo ndërroi jetë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Tiranë, plagosen dy të rinj

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Unazën e Madhe” pranë Astirit, ku raportohet për dy të rinj të plagosur. Dy të rinjtë që udhëtonin me mo...

20:48

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI