Flash

Gjyqi Belerit, OMONIA rendit 4 shkelje: Dëshmitarë të manipuluar e korruptuar nga Policia e Shtetit

Lapsi.al 7 November 2023
Gjyqi Belerit, OMONIA rendit 4 shkelje: Dëshmitarë të manipuluar

Pas seancës së sotme gjyqësore ndaj Fredi Belerit ku dëshmuan bashkëpunëtori i drejtësisë Arsen Rama e ish-shefi i Komisariatit Himarë, ka reaguar organizata OMONIA.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat, OMONIA rendit disa shkelje sipas saj dhe kërkon nga Ministri i Brendshëm të hetojë dhe shkarkojë oficerët e implikuar në rastin e arrestimit të Fredi Belerit.

Më poshtë deklarata e plotë e OMONIA-s.

Ne seancen e sotme te zhvilluar ne Gjykaten e Posacme kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ne kuader te gjykimit te ceshtjes Beleri ,jane dhene 4 pohime gjyqesore jashtezakonisht te rendesishme lidhur me ceshtjen.

1.I ashtequajturi bashkepunetor i drejtesise dhe kallezuesi i z. Beleri, Arsen Ramaj , i pyetur ne cilesine e deshmimtarit te akuzes pranoi se per te bashkepunuar me qellim arrestimin e kandidatit te opozites, Dhionisios Alfred Beleri eshte paguar nga Policia e Shtetit .

2.Shefi i Komisariatit te Policise Vlore , Ermal Hajdini , ish Shefi i Komisariatit Himare gjate zgjedhjeve pohoi se ka instruktuar dhe manovruar kallezuesin Arsen Ramaj duke e orientuar lidhur me veprimet dhe bisedat qe duhej te bente me z.Beleri gjate operacionit policor duke shkelur dispozitat e K.Pr.Penale lidhur me veprimet e simuluara.

Ai gjithashtu pohoi se Arsen Rama eshte paguar nga Policia e Shtetit dhe se gjate momentit te pretenduar te dhenies se lekeve ndonese ne cilesine e komandantit te operacionit policor ndodhej ne Qeparo dhe jo ne vendngjarje dhe nuk kishte dijeni te drejteperdrejte nese ishin dhene leke apo jo. Ish Shefi i Komisariatit Himare pohoi se e kishte perdorur Arsen Ramen edhe ne operacione te tjera policore .

3.Deshmimtaret e akuzes , nje pjese kane dhene deshmi te rreme dhe disa deshmi qe skane lidhje me ceshtjen objekt gjykimi apo perfshirjen e z. Beleri ne shitblerje vote. Deshmimtaret e akuzes pohuan se jane kontaktuar nga shtetasi Niko Panajoti punonjes per 9 vjet ne Policine Bashkiake Himare i cili u ka premtuar leke per te votuar z.Beleri por ata nuk kane pranuar dhe as e njihnin z.Beleri dhe as kishin shkuar te votonin fare. Prokuroria e Posacme kishte thirrur ne cilesine e deshmimtareve njerez qe nuk dinin datelindjet e tyre , vendlindjen, por edhe as emrin, mbiemrin apo per cfare kishte kandiduar z.Beleri.

4. Prokurore znj.Dorina Bejko pohoi ne seance se SPAK nuk kishte asnje dijeni per pagesen e kryer nga Policia e Shtetit per bashkepunetorin Arsen Rama. Nga ky moment , duke qene para nje skandali te vertete ku organi me i larte i hetimit ne vend nuk vihet ne dijeni nga Organet e Policise se Shtetit per keto veprime, duhet qe me urgjence Ministri i Brendshem te urdheroje fillimin e nje hetimi te brendshem dhe te procedoje me shkarkimin e oficereve te implikuar ne manipulimin e deshmimtareve pasi dukshem jane konsumuar akte korruptive. Seanca e sotme e zhvilluar ne kufijte e groteskut eshte prova e procesit te montuar dhe implikimit te oficereve te larte te Policise se Shtetit ne nje ceshtje me sfond politik.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI