Flash

Balla vijon spastrimet e njerëzve të Çuçit, shkarkohet Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme

Lapsi.al 7 November 2023
Balla vijon spastrimet e njerëzve të Çuçit, shkarkohet

Taulant Balla vijon me spastrimin e njerëzve të paraardhësit të tij në Ministrinë e Brendshme, Bledi Çuçi. Pas shkarkimit të drejtorit të "Illyrian Guard", Robert Lili dhe emërimin në vend të tij të Anduen Xhindit, sot është zyrtarizuar edhe një tjetër ndryshim.

Lapsi.al mëson se Enea Hoti është shkarkuar nga pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. Në vend të tij është emëruar Besmir Beja. Ky i fundit deri më tani ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë.

Javë më parë u largua edhe Ardi Veliu nga pozicioni i drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Më shumë ishte një dorëheqje e detyruar nga Taulant Balla sesa një largim me vullnet të lirë. Balla pritet të shkarkojë edhe zyrtarë të tjerë të emëruar në kohën e Bledi Çuçit.

Mbetet për t’u parë nëse Ministri i Brendshëm do t’i “fikë kandilin” edhe Muhamet Rrumbullakut në krye të Policisë së Shtetit apo kreut të policisë së Tiranës, Tonin Vocajt, i cili përmendet nga dëshmitarët e dosjes së ish-kompleksit sportiv “Partizani” për presione gjatë kohës kur po kryhej privatizimi në qeverinë "Berisha". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ilir Kulla merret në pyetje nga SPAK

Ish-këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Teksa ka qenë duke u futur në ambientet e SPAK, Kulla ka thë...

15:59

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI